Cungu: Të tregojmë se jemi ndryshe nga ajo që pamë në Beograd (I)

Share Button

Serbi-Shqiperi-0-0-sherri-03

Adriatik Balla 06.10.2015 16:50

Duke bërë një analizë të gjendjes në prag të kësaj sfide Shqipëri-Serbi, trajneri Armando Cungu, beson se fitorja me serbët është plotësisht e mundshme, por ajo nuk do të vijë nëse ekipi do të ngarkohet emocionalisht dhe do të bëhet pjesë e “eksitimit” që ka kapur turmën e tifozëve.

Ai këshillon të ndiqen detyrat dhe strategjitë e De Biazit, për të punuar të qetë në fushë dhe për të menduar vetëm për lojën. Sipas Cungut, kjo është një nga ato përballje ku ekipi më i kthjellët ia del të marrë rezultatin e duhur. Situata e krijuar në këtë pragndeshje nuk është e mirë.

Dhe Cungu i mëshon faktit se ka eufori të tepruar dhe shpalosje ndjenjash që nuk i shkojnë për shtat ekipit, ndërsa cilëson skuadrën serbe si mjaft të rrezikshme, me lojtarë shumë cilësorë që luajnë në klubet e mëdha të botës. Sidoqoftë, ai mendon se kjo ndeshje duhet të flasë për shqiptarët dhe për Kombëtaren kuqezi, duke qenë më afër me “Euro-2016”.

Në këto dy ditë, AlbanianSport.com do t’ju sjellë në dy pjesë, intervistën që trajneri shkodran i Laçit, Armando Cungu, ka dhënë për të përditshmen shqiptare, gazetën “SOT” dhe sot është pjesa e parë, ndërsa e dyta nesër.  

 

– Të enjten luhet një nga ndeshjet më të rëndësishme të Kombëtares kuqezi në këto eliminatore. Ndeshja ka ngarkesë të madhe emocionale për gjëra që dihen dhe kjo mund të sjellë dhe pasoja. Në një këndvështrim teknik, sipas jush, sa janë shanset e ekipit tonë për fitore në këto dy ndeshje (sidomos me serbët) dhe sa ndikon në lojë e rezultat atmosfera e krijuar në prag të këtij takimi?  

– Unë mendoj se Kombëtarja i ka mundësitë reale për t’i përballuar me sukses këto dy ndeshje, pra dy rivalët e saj të fundit në grup. Unë gjykoj se ne kemi një ekip cilësor dhe trajneri De Biazi ka bërë një punë shumë të mirë. Një trajtim i hollësishëm nënkupton gjendjen e grupit, repartet e tij dhe natyrisht përgatitjen fizike e morale të lojtarëve. Unë besoj më të mirën, pasi ekipi është pjekur. Në mesfushë ka konkurrencë, pra ka alternativa, gjë që jep siguri, kurse sulmi ka pasur pak probleme këto kohë. Megjithatë, e tërësishmja mund të përshkruhet me fjalë të mira. Sa i përket situatës së pragndeshjes, unë mendoj se duhet që të ndahen gjërat. Ekipi duhet të përpiqet t’i shmanget “eksitimit” që vjen nga turma dhe padurimi i madh për fitore. Skuadra ka nevojë të largojë euforinë, apo zjarrminë e krijuar. Kjo gjendje elektrizuese nuk e ndihmon Kombëtaren, nuk i shërben lojës së saj dhe e rrezikon objektivin, apo misionin tonë. Prandaj grupi duhet të ndahet nga atmosfera e krijuar, të shohë vetëm punën e tij dhe të ndjekë trajnerin.

 

– Është dhe çështja teknike e grupit. Ju e dini, detajet tek secili element kanë rëndësi në një sfidë të tillë. Mos harrojmë, Cana është ftuar dhe do të jetë i gatshëm, por askush nga ne se di nëse është në gjendje maksimale për lojë. Mungon, gjithashtu, Mavraj, i cili është pikë e rëndësishme e grupit. Sa ndikojnë këto elementë në ecurinë e grupit?  

– Po, ka dëmtime që kanë efektin e tyre. Në repartin mbrojtës ka boshllëk, megjithëse Ajeti është përpjekur shumë në sfidat e fundit. Ai ende nuk është konsoliduar plotësisht me grupin, sepse në këto raste nevojitet eksperiencë dhe një sforco e madhe. Sa i takon Canës, urojmë që të jetë në fushë, sepse ai ka eksperiencë, ka siguri dhe me personalitetin e tij e ndihmon grupin.

 

– Nuk duhet të harrojmë kundërshtarin, se fundja kjo është ndeshje futbolli. Serbët kanë ekip me emra cilësorë dhe kjo nuk është pak. Sipas jush, a janë ata në gjendje të bëjnë diferencë me ne?  

– Pavarësisht emrave të spikatur që kanë në gjirin e tyre dhe të cilët luajnë me disa prej klubeve më të mëdha të botës, serbët nuk kanë një ekip të konsoliduar, pasi nuk formojnë dot grup. Pra ata janë skuadër që kanë kualitete, por nuk janë grup, gjë që duhet shfrytëzuar nga ana jonë. Megjithatë, duhet të jemi të kujdesshëm, nuk duhet të stresohemi, por të bëjmë lojën tonë kolektive dhe me objektiv të qartë.

 

– Megjithatë, si tek ne ashtu dhe tek ata ambienti jashtë duket se po e mund atë brenda, domethënë emocioni po mund sportin. A mendoni se edhe ndeshja mund të ndikohet nga këto qëndrime?  

– Njerëzit që janë jashtë sportit u fryjnë nacionalizmave, por futbollistët duhet të jenë ndryshe dhe duhet ta tregojnë me vepra në fushë se janë ndryshe. Nëse lojtarët tanë nuk e konceptojnë si lojë, atëherë dëmtohen dhe situata shkon në favor të serbëve, të cilët nuk kanë asgjë për të humbur. Lojtarët nuk duhet të dëgjojnë politikanët dhe në tërësi nuk duhen dëgjuar njerëz që merren me një politikë të tillë. Ne si publik duhet të tregojmë vlera, qytetari. Të mos sillemi si popull i prapambetur, përkundrazi, të reagojmë si njerëz evropianë e me vlera të mira, pra të civilizuar. Ne duhet t’i tregojmë Evropës se jemi ndryshe nga ajo që kemi parë në Beograd dhe me sjelljen e tyre atje. Ku ka injorancë nuk ka zhvillim. Në këtë ndeshje ne duhet të tregojmë vlera qytetarie, sepse kështu ndihmojmë skuadrën tonë.

Vijon nesër…

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:05 ASNN – Ai do të përjetojë një natë të veçantë këtë të shtunë në “Arenën

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:20 ASNN – Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë maksimumin kundër

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh