AlbanianSport.com 10.11.2014 21:40
ASNN – Gramozi dhe Memaliaj kanë ndarë nga një pikë në sfidën e djeshme, pas barazimit 2-2. Por, ajo e djeshmja nuk ka qenë si gjithë të tjerat. Për shkak të dënimeve dhe dëmtimeve, miqtë kishin udhëtuar dje drejt Ersekës me vetëm 11 lojtarë.
Kështu, në minutën e 80-të, kur portieri Mustafaj u ndëshkua me karton të kuq, në portë hyri një prej lojtarëve. Deri në këtë minutë, loja është korrekte. Në këtë moment, “gardiani” mik Mustafaj ndërhyn nga mbrapa ndaj një sulmuesi vendës dhe gjyqtari akordon 11-metërsh, duke e nxjerrë me karton të kuq.
Lojtarët miq grumbullohen rreth gjyqtarit dhe protestojnë duke mos lejuar të ekzekutohet 11-metërshi për 5 minuta. Duhet ndërhyrja e vëzhguesit Angjo që situata të normalizohet. Memaliaj nuk ka tjetër gardian dhe në portë hyn mbrojtësi Mema.
Por, Lumani gabon nga pika e bardhë dhe topi përplaset në shtyllë.