AlbanianSport.com 09/01/2018 15:10
ASNN – Çudira shqiptare: FSHF e kishte përfshirë në listën e Kombëtares për ndeshjen me Skocinë, “nuk di gjë” se Ramadani ka thyer dorën para katër ditësh. Ylber Ramadani ka thyer dorën në kampionatin danez, në ndeshjen që skuadra e tij Velje zhvilloi ndaj Horsensit të hënën në darkë. Duhet thënë se këtë ngjarje vetëm FSHF e Panuçi s’e paskan ditur, përderisa e përfshinë Ylber Ramadanin në listën e 25-lojtarëve të përzgjedhur për dy sfidat e nëntorit kundër Skocisë dhe Uellsit.
Janë tamam çudira shqiptare, ndryshe e vështirë të kuptohet një gafë e tillë. FSF e merr vesh për dëmtimin e lojtarit katër ditë më vonë, madje pasi kishte krijuar edhe situatën e bërë fakt të kryer me mesfushorin si pjesë e grupit në një kohë që ai kishte dorën e thyer. Lajmërimi i sotëm i FSHF-së, pasi zëvendësoi Loret Sadikun me Ergys Kacen, linte të kuptohej edhe zëvendësimin e Ylber Ramadanit, por pa dhënë hëpërhë emër konkret.
“Mesfushori i kombëtares shqiptare, Ylber Ramadani, është dëmtuar në dorë dhe për këtë arsye nuk do të jetë në shërbim të trajnerit Kristian Panuçi për dy ndeshjet e radhës së kombëtares me Skocinë, e vlefshme për Ligën e Kombeve, më datë 17 nëntor, ora 20:45, e cila do të luhet në stadiumin “Loro Borici” dhe në ndeshjen miqësore ndaj Uellsit më datë 20 nëntor ora 20:00 në “Elbasan Arena”, – shkruhet në njoftimin e FSHF-së.
“Kujtojmë që Ramadani aktivizohet në radhët e ekipit Vejle Boldklub në Danimarkë”, – përfundon njoftimi. Ramadani ka thyer dorën në kampionatin danez, në ndeshjen që skuadra e tij të hënën,por vetëm FSHF e Panuçi s’e paskan ditur, përderisa e përfshinë Ylber Ramadanin në listën e 25-lojtarëve të përzgjedhur për dy sfidat e nëntorit kundër Skocisë dhe Uellsit.