“Covid-19” ndryshon kalendarin e javës së 18-të, ndikohen dy takimet

Share Button

AlbanianSport.com 13/02/2021 15:40

ASNN – Teuta-Skënderbeu, të premten dhe Vllaznia-Apolonia, të shtunën, dy takimet e ndikuara. Ndryshimi i orarit të ri për lëvizjen e qytetarëve në kuadër të masave për mbrojtjen nga virusi “Covid-19”, ka bërë që të ndryshojë edhe orari i atyre ndeshjeve të futbollit që ishin planifikuar në mbrëmje.

Kështu, Federata Shqiptare e Futbollit është detyruar të ndryshojë kalendarin për ndeshjet e javës së 19-të të Kategorisë Superiore dhe, duke patur parasysh se nuk do të lejohet qarkullimi gjatë orarit 20:00-06:00 për periudhën 11 shkurt -25 shkurt, ndeshjet do të kenë orare të reja.

Gjithçka nis me takimin e së premtes, Teuta-Skënderbeu, e cila ishte planifikuar të luhej duke nisur nga ora 18:00, po është zhvendosur dhe do të luhet dy orë më herët, në ora 16:00. Ndërkohë, të gjitha sfidat e ditës së shtunë Tirana-Kukësi, Vllaznia-Apolonia, Bylis-Laçi dhe Kastrioti-Partizani do të luhen të gjitha në orën 14:00.

Tri prej këtyre takimeve nuk kanë ndryshim në kalendar, teksa ishin planifikuar më herët të luheshin duke nisur nga ora 14:00, ndërsa takimi që ndryshon orar është ai që do të luhet në Stadiumin “Loro Boriçi” të Shkodrës, midis Vllaznisë dhe Apolonisë. Ky takim ishte planifikuar fillimisht të luhej duke nisur nga ora 17:00.

Mbetet për t’u parë sesi do të ndryshojnë kalendarët e javëve në vijim të futbollit shqiptar për shkak të masave për përballimin e epidemisë së virusit korona.

 

Kategoria Superiore

Java e 19-të

 

Të premten, 12 shkurt 2021:

Teuta – Skënderbeu            (16:00)

 

Të enjten, 13 shkurt 2021:

Tirana – Kukësi                     (14:00)

Vllaznia – Apolonia              (14:00)

Bylis – Laçi                             (14:00)

Kastrioti – Partizani              (14:00)

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:05 ASNN – Ai do të përjetojë një natë të veçantë këtë të shtunë në “Arenën

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:20 ASNN – Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë maksimumin kundër

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh