AlbanianSport.com 10.01.2017 07:55
ASNN – De Biazi nuk e votoi as Ronaldon e as Mesin si më të mirin e botës. Për Çmimin e “Futbollistit Më Të Mirë të Vitit 2016” votë trajneri i Shqipërisë, Xhovani De Biazi ka bërë një votim të pazakontë.
Ai ka votuar me pikë maksimale bashkëkombësin e tij, portierin e Italisë dhe Juventusit, Xhanluixhi Bufon. Në vend të dytë, ai ka renditur Kristiano Ronaldon e në të tretin Lionel Mesin.
Ndërkaq, është treguar i saktë në renditje kapiteni kuqezi, Ansi Agolli, i cili ka dhënë pikë maksimale për Ronaldon, ndërsa Mesin e la në vend të dytë e Antuan Grizmanin të tretin.
Por, për herë të parë sivjet, votën për futbollistin më të mirë të vitit e kanë dhënë edhe pala kosovare. Trajneri Albert Bunjaku, kapiteni Samir Ujkani dhe gazetari Valon Konushevci kanë dhënë votat e tyre, që tanimë janë publikuar nga FIFA.
Të 3 i kanë dhënë nga 5 pikë, pra pikët maksimale, Kristiano Ronaldos, që në fund doli të jetë fitues. Ujkani, si kapiten, për vendin e parë ka votuar Ronaldon, për të dytën Nejmarin dhe në vend të tretë ka lënë Lionel Mesin.
Trajneri dhe gazetari Konushevci kanë qëlluar treshen më të mirë të vitit, duke i dhënë vendin e parë Ronaldos, të dytin Mesit e të tretin Antuan Grizmanit të Atletikos së Madridit.
Kristiano Ronaldo fitoi mbrëmë çmimin për “Futbollistit Më Të Mirë të Vitit 2016” nga FIFA, në të parin edicion të këtin çmimi që nga ndërprerja e bashkëpunimit me revistën prestigjioze, “France Football”.