AlbanianSport.com 14.05.2015 20:10
ASNN – Kapiteni i Liverpulit dhe ish-kapiteni i Anglisë, Stivën Xherard, do te largohet nga Liverpuli pas 17 vjetësh, për te vijuar karrierën ne kampionatin amerikan te futbollit.
Lojtari është një legjendë e gjalle te Liverpuli dhe lufta për të parë ndeshjen e fundit të kapitenit ka nisur.
Liverpuli do të ndeshet në shtëpi me Kristal Pales dhe kjo do të jetë ndeshja e fundit e njeriut që arriti të fitojë edhe Ligën e Kampioneve me Liverpulin, por jo kampionatin anglez te futbollit. Aq e madhe është kërkesa sa që ato kanë përfunduar në tregun e zi me çmime te çmendura që arrijnë në deri ne 2,000 stërlina.
Xherard ka qenë një ikonë gjatë këtyre viteve tek Liverpuli, duke mbajtur shiritin e kapitenit për vite të tëra dhe duke u vlerësuar me çmime të shumta, por edhe duke qenë një lojtar i dashur për tifozët.