Çiraku: Unë, president i notit sepse kam dhënë gjithçka e nuk marr asgjë

Share Button

Not-Agim-Ciraku-trofete-2015

Gjergj Vyshka 04.11.2016 08:50

 

Sot gara për zgjedhjet e reja në Federatën Shqiptare të Notit, ish-presidenti përballë Aleksandër Peçit: “Një konkurrim i fortë, atje ku unë shpresoj të më zgjedhin mua për të vazhduar projektet e mia”. Federata Shqiptare e Notit sot do të kryejë Asamblenë Zgjedhore në resortin “Te Stela” e në garë, përballë njëri-tjetrit, do të jenë presidenti aktual Agim Çiraku dhe Aleksandër Peçi.

Çiraku shpjegon se nuk janë 14 shoqata, të cilat kanë kërkuar shtyrjen e Asamblesë Zgjedhore, por një numër më i pakët, që vitet e fundit nuk kanë paguar kuotizacionet si anëtare të Federatës Shqiptare të Notit. Ndërkohë që eliminimi i Sadrit Danajt si kandidat për president ka ardhur për fakti se janë një sërë pikash që komisioni përzgjedhësh ka parë që nuk i përmbush.

Nisur dhe nga ajo çfarë parashikon statuti. Çiraku është i kënaqur me çfarë ka bërë, ndërsa Shqipëria ka një gjyqtar ndërkombëtar dhe një anëtar të sajin në komisionin teknik të Federatës Evropiane. Apo për lidhjet me Federatën e Italisë në not. Sikurse është i kënaqur edhe me rolin e ndikimin tek Bashkitë për rindërtimin e pishinave. Ja dhe intervista e tij për Sport Ekspres në prag të zgjedhjeve në FSHN.

 

– Sot gara për president i Federatës Shqiptare të Notit. Ju dhe Aleksandër Peçi përballë njëri-tjetrit. Si e shihni garën mes jush?

– Së pari Aleksandër Peçi është inxhinier, një person që e njeh dhe ka punuar në administratën publike. Jo vetëm kaq e ka me pasion notin. Dhe si i tillë, duke qenë një figurë e pastër, është zgjedhur për të qenë kundërshtar i imi. Shpresoj që komuniteti i notit të zgjedhin më të mirin për të mirën e tij.

 

– Situata në fakt duket e rënduar në prag të zgjedhjeve për faktin se janë 14 shoqata që kanë kërkuar shtyrjen e Asamblesë Zgjedhor, sepse ka shkelje. Si e shihni këtë situatë?

– Së pari nuk janë katërmbëdhjetë shoqata, por janë diçka më pak. Janë shoqata që janë anëtare të Federatës Shqiptare të Notit, por që në vitet e fundit nuk kanë paguar kuotizacionet e licencimet e nuk kanë marrë pjesë në gara. Në të tilla kushte nuk kanë se si të marrin pjesë në Asamble. Komisioni përzgjedhës i delegatëve me të drejtë vote ka bërë një ndarje, ku do të jetë 17 shoqata, që sot do të votojnë për president dhe për anëtarë të kryesisë.

 

– Është eliminuar kandidati për president Sadrit Danaj, a ka një arsye zyrtare pse ka ndodhur kështu?

– Sigurisht që ka, sepse në statutin e Federatës Shqiptare të Notit ka disa pika që parashikon për të qenë kandidat për president. Që do të thotë arsimi i lartë, figura morale, a ke qenë i dënuar apo jo, a ke punuar jashtë vendit si p.sh në Itali e pse ke qenë andej. Janë një sërë pikash që komisioni i ka parë dhe ka vendosur që Danaj nuk mund të jetë kandidat për president. Kaq është e gjitha.

 

– Le të hidhemi pak te ju, si do ta përmblidhnit periudhën tuaj të parë si president?

– Kryesorja është se është rritur masiviteti në të gjitha grupmoshat. Për herë të parë Shqipëria e notit ka një gjyqtar ndërkombëtar, si dhe një përfaqësues të saj në Komisionet teknike të Federatës Evropiane të notit. Së dyti kemi bërë një marrëveshje me presidentin e Federatës Italiane të Notit, që është njëkohësisht dhe presidenti i Federatës së Evropës për sjelljen e një trajneri për kurs për teknikët tanë, si dhe marrjen e notarëve tanë për stërvitje atje. E kemi bërë këtë gjë dhe për më tepër tashmë notarët më të mirë do të jenë dhe pjesë e aktiviteteve kombëtare në Itali. E kjo nuk është pak. Mendoj se ka qenë një pjesë intensive, që gjithsesi e ka rritur notin shqiptar në arenën ndërkombëtare.

 

– Çfarë duhet të kishit bërë më mirë?

– Ndoshta një pjesëmarrje më e gjerë në veprimtaritë kombëtare e ndërkombëtare. Ndoshta dhe infrastruktura, por së paku në ato pishina që janë të bashkive kemi ndërhyrë për t’i kthyer faqen. Dhe nuk është pak kur pishina në Sarandë ka një tjetër pamje. Vlora ka mbetur në pikë të hallit, kurse në Durrës, me ndërhyrjen tonë pranë kryetarit të Bashkisë të këtij qyteti, e sot kemi dy pishina një olimpike 50-metërshe dhe një të mbyllur 25-metërshe. Privatet nuk mund t’i administrojmë dot. Por gjithsesi e rëndësishme është se noti ka ecur përpara.

 

– Së fundi, pse komuniteti i notit duhet ta zgjedhë përsëri Agim Çirakun president?

– Sepse notin e kam me pasion, një sport që e kam bërë që në ri. Sepse kam dhënë gjithçka nga vetja dhe pasuria ime për të ecur përpara ky sport dhe nuk kam përfituar asgjë. Ndaj duhet të më zgjedhin mua, ndërsa shpresoj që komuniteti të bëjë veprimin e duhur.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

AlbanianSport.com 15/11/2024 20:45 ASNN – I pyetur në konferencën për shtyp të të premtes, në prag

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

AlbanianSport.com 15/11/2024 19:35 ASNN – Duke iu referuar më tej në konferencën e tij për shtyp

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh