Çiklizmi / Rrotat elektromagnetike & motorët, “dopingu” i ri i dyrrotakëve

Share Button

Ciklizem-bicikleta-testimi

AlbanianSport.com 03.02.2016 13:45

ASNN – Kampioni i dyfishtë i “Turit të Francës”, Kris From, thotë se i kishte paralajmëruar autoritetet për mundësinë e futjes së “dopingut mekanik” në çiklizëm dhe ka kërkuar nga ata që t’i intensifikojnë kontrollimet e biçikletave, në mënyrë që të kapen mashtruesit. Pas shumë dhjetëvjeçarëve dhe dështimeve për të luftuar përdorimin e paligjshëm të dopingut, imazhi i çiklizmit ka marrë një goditje tjetër të fortë ditë më parë, kur në kampionatin e çiklokrosit është zbuluar një motor elektrik në biçikletën e sportistes së re nga Belgjika, Femke Van den Drishe.

Kjo e fundit e ka mohuar kategorikisht se është fajtore dhe ka deklaruar se biçikleta ishte e një miku të saj, duke shtuar se e kishte përzier atë për shkak se i kanë identike. Është kërkuar që Den Drishe të dënohet përjetësisht nga bota e çiklizmit, ndërsa britaniku From thotë se ka kohë që ka dëgjuar për një dukuri të tillë dhe se e kishte paralajmëruar Unionin Ndërkombëtar të Çiklizmit (UCI). Kësisoj, pas dyshimeve të vazhdueshme për dopingun e sportistëve dhe substancave të ndaluara që njollosin shpesh kategorinë e dyrrotakëve, tani ka dyshime dhe në të tjera manipulime.

Rrotat elektromagnetike janë tashmë makthi i ri i komisarëve në garat ndërkombëtare të çiklizmit si Botëror apo Turi i Francës. Unioni Ndërkombëtar i Çiklizmit, UCI, po zhvillon hetime lidhur me rastin e mundshëm të mashtrimit mekanik në Kampionatet Botërore. Qeveria e dyrrotakëve po mbledh prova lidhur me rastin e mundshëm të mashtrimit mekanik. Zyrtari i UCI-t, Peter Van Den Abele, thotë se komisionarët e kontrollit kanë raportuar për biçikleta të dyshuara gjatë një gare për femra nën moshën 23 vjeçare dhe menjëherë kanë kryer teste.

Kjo për të zbuluar nëse ajo biçikletë ka përdorur teknologji për ta shtuar shpejtësinë në mënyrë artificiale. “Dopingu i motorizuar” është një çështje që doli për herë të parë në vitin 2010, por vetëm në çiklokrosin e Zoldes, është kapur një sportiste me biçikletë të manipuluar.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Shqipëri-Çeki, Policia shpalos masat, ja cilat rrugë do të bllokohen

Shqipëri-Çeki, Policia shpalos masat, ja cilat rrugë do të bllokohen

AlbanianSport.com 15/11/2024 20:10 ASNN – Nëpërmjet një njoftimi, Policia e Shtetit ka hartuar plane

Lëkler nuk ngopet, kërkon tjetër fitore në Las Vegas, ëndërron titullin

Lëkler nuk ngopet, kërkon tjetër fitore në Las Vegas, ëndërron titullin

AlbanianSport.com 15/11/2024 16:05 Lëkler: “Në Las Vegas rikthehemi te fitorja për t’iu afruar titullit

Monako nuk lëviz nga “istikami”, rinovon për garën e saj deri në 2031-shin

Monako nuk lëviz nga “istikami”, rinovon për garën e saj deri në 2031-shin

AlbanianSport.com 14/11/2024 18:30 ASNN – Monako, apo thënë ndryshe Montekarlo, do të vazhdojë

FSHF / “Trego talentin tënd”: Nëntori, afati i fundit për të aplikuar

FSHF / “Trego talentin tënd”: Nëntori, afati i fundit për të aplikuar

AlbanianSport.com 14/11/2024 13:55 ASNN – “Trego talentin tënd”, përzgjedhjet me futbollistët e vitlindjes

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

AlbanianSport.com 15/03/2024 23:05 ASNN – Veprimtaria më prestigjioze kontinentale e klubeve në basketboll

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh