AlbanianSport.com 15.12.2015 12:15
ASNN – Ashtu sikurse është lajmëruar edhe më parë, trajnerët e çiklizmit shqiptar i janë nënshtruar licencimit me lektorë të huaj. Një kurs që është zhvilluar në periudhën 19-26 nëntor 2015.
Ky kurs u zhvilluar në bashkëpunim të plotë mes Federatës Shqiptare të Çiklizmit, Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar dhe Federatës Botërore të Çiklizmit, e cila solli dhe lektorët e saj për të mbajtur këtë kurs.
E tashmë të mërkurën në ora 16:00 në ambientet e hotel “Mondial” do të zhvillohet dhe diplomimi i trajnerëve, të cilët morën pjesë në këtë kurs kualifikimi. Shpresohet që nga ana teknike çiklizmi shqiptar të ketë një rritje më shumë.