Gjergj Vyshka 26.09.2015 13:05
Sekretari i Përgjithshëm i Federatës Shqiptare të Çiklizmit, Alfred Tahiraj, ka bërë të ditur se shumë shpejt do të zhvillohet në Tiranë një kurs kualifikimi për trajnerët e dyrrotakëve shqiptar.
Një kurs që është me mbështetjen e Federatës Botërore të Çiklizmit dhe të Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar, ndërsa do të zhvillohet më 19 tetor 2015.
Një kurs i tillë, gjithnjë sipas informacionit që ka dhënë Tahiraj, është zhvilluar dhe para 10 vjetësh.
tashmë çiklizmi shqiptar është në prag të veprimtarisë më madhore, që është Rrethi i 72-të Çiklistik i Shqipërisë, i cili nis më 30 shtator dhe përfundon më 6 tetor.