Çiklizmi / Baza materiale & mbështetja e pushtetit vendor, sfidat e radhës

Share Button

Ciklizem-Asambleja-2015-grupi

Gjergj Vyshka 21.02.2015 20:35

Në diskutimet e tyre trajnerët e Apolonisë, Kiço Kalemi, ai i Partizanit, Pavli Karaja, i Teutës Dashamir Rama kanë ngritur shqetësimin e mungesës së bazës materiale dhe mungesën e përkrahjes së pushtetit lokal. Madje Karaja ka shkuar deri atje sa ka kërkuar një shfuqizim të një vendimi të 2012-tës, atje ku klubi i Tiranës nuk paguan me dietat për çiklistët. Mungesa e biçikletave, karburantit për stërvitje dhe për garat, por mbi të gjitha mungesa e përkrahjes nga pushteti lokal.

Nëse Gjonaj deklaroi se do të mund të flasë me pushtetin lokal vetëm pas zgjedhjeve të 21 qershorit, Bezhani ka qenë më “partizan” i shkuarjes për t’u takuar me kryetarët e Bashkive aktual që të përkrahin çiklizmin. “Ka qenë një praktikë e keqe që gjithçka ia kërkoni Federatës, – ka thënë kreu i KOKSH-it. – Duhet të luftoni më shumë me pushtetin lokal, ndërsa duhet të jeni të bindur që me ndarjen e re territoriale, apo shkurtimin e pagave për kryetarët e komunave, edhe sporti do të ketë më shumë para.”

“E vërteta është se janë 38 Federata dhe buxheti është më i madh, por duhet të dini që e kemi bërë ndarjen ashtu siç e kemi gjykuar, – ka theksuar ish-mundësi. – Është e vërtetë që pjesën e “luanit” nëpër pushtete lokale e merr futbolli, por ju duhet të luftoni, sepse keni një shembull konkret si Kiço Kalemi, që e ka pasur gjithnjë mbështetje Bashkinë”. Kurse Bezhani ka premtuar jo vetëm kursin për trajner e gjyqtar, por dhe idenë e Donald Mukajt futjen e çiklizmit si lëndë mësimore në Universitetin e Sporteve.

“Ju rrisni masivizimin, pa do të dimë të marrim dhe fond të veçantë, sepse si presidenti i KOKSH, ashtu dhe drejtori i sporteve në MAS janë miqtë tanë. Dhe jo vetëm kaq, por duhet të gjithë me uniformë dhe të mos jemi më laro-baro që nga gara e parë më 28 shkurt e deri në fund”, – ka mbyllur Anxhaku, kurse asambleja e zakonshme e Federatës Shqiptare të Çiklizmit është mbyllur në një kohë rekord jo më shumë se 90 minuta.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Çiklizëm / Trofeu i “Ditës së Verës” ngre siparin e sezonit të “dyrrotakëve”

Çiklizëm / Trofeu i “Ditës së Verës” ngre siparin e sezonit të “dyrrotakëve”

AlbanianSport.com 14/03/2024 17:15 ASNN – Me Trofeun “Dita e Verës”, veprimtari në të cilën morën

(Video) Çiklizëm / Nelia Kabetaj shpallet “kampione” e Ballkanit në çiklokros

(Video) Çiklizëm / Nelia Kabetaj shpallet “kampione” e Ballkanit në çiklokros

AlbanianSport.com 19/01/2024 18:20 ASNN – Çiklistja kuqezi, Nelia Kabetaj, shpallet “kampione” e Ballkanit

Çiklizëm / Mbahet gara e dytë e sezonit, Trofeu “26 Marsi”, shpallen fituesit

Çiklizëm / Mbahet gara e dytë e sezonit, Trofeu “26 Marsi”, shpallen fituesit

AlbanianSport.com 26/03/2022 19:25 ASNN – “Dyrrotakët” shqiptarë kanë zhvilluar veprimtarinë e dytë

Sporti shqiptar, si një “OKB”, zgjerohet harta e të adoptuarve nga vende të tjera

Sporti shqiptar, si një “OKB”, zgjerohet harta e të adoptuarve nga vende të tjera

AlbanianSport.com 24/02/2022 14:10 ASNN – Importimi i talenteve që nuk kanë lindur në një vend

Ylber Sefa rrëfen tërheqjen: Çiklizmi, kënaqësia dhe pengu im i madh

Ylber Sefa rrëfen tërheqjen: Çiklizmi, kënaqësia dhe pengu im i madh

AlbanianSport.com 09/11/2021 18:40 ASNN – 30-vjeçari, kampion i shumëfishtë dhe protagonist i viteve

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh