Gjergj Vyshka 13.05.2016 15:50
Eugert Zhupa i mrekullon të gjithë me atë shkëputje teksa ka kryesuar për 150 km. Por shqiptari është stakuar vetëm 3 kilometra nga finishi është stakuar nga grupi ndjekës, ndërsa fitues ka dal belgu Velens. Zhupa merr 12 pikë dhe ngjitet në renditjen e përgjithshme në vendin e 79-të.
Ai i ka mrekulluar italianët, por dhe drejtuesit e Federatës Shqiptare të Çiklizmit, presidentin Skënder Anxhakun dhe Sekretarin e Përgjithshëm Alfred Tahiraj. Sepse ka bërë një nga paraqitjet e tij më të mira. Ai ka fituar 12 pikë dje, ndërsa në finish ka ardhur në vendin e 69-të.
Kurse në renditjen e përgjithshme është ngjitur 26 vende, duke u klasifikuar në vendin e 79-të. Pas garës, në profilin e tij në rrjetin social “Facebook”, Zhupa do të shkruante: “Kam shpresuar deri në fund, nuk ka zhgënjim më të madh të kapesh vetëm 3 kilometra nga fundi, ndërsa i vetëm kam kryesuar për 150 kilometra.”
“Megjithatë besoj dhe shpresoj se do të bëj shumë më mirë në vazhdim”, – ka përfunduar çiklisti shqiptar.