AlbanianSport.com 15.05.2015 19:35
ASNN – Është zhvilluar dje etapa e pestë të Xhiros së Italisë, 152 kilometra e gjatë nga Specia në Abetone dhe çiklisti shqiptar, Eugert Zhupa, është renditur në vendin e 133-të, duke regjistruar kohën e përgjithshme 4:28:52.
Zhupa ka lënë pas 62 çiklistë, duke marrë rezultatin më të mirë deri më tani. Çiklisti i ri Jan Polanc është fituesi i kësaj etape. Slloveni, që garon për skuadrën e “Lampre”-së, ka bërë një përmbysje spektakolare në ngjitje, duke marrë fitoren e parë si profesionist.
Në vendin e dytë është renditur çiklisti francez Zhavel, ndërsa pas tij italiani Aru. Alberto Kontador e ka mbyllur garimin e tij në vendin e katërt, por që i ka mjaftuar për të rrëmbyer fanellën rozë të kryesuesit