Gjergj Vyshka 14.05.2016 07:05
Greipel bën “bis” fitoresh, digjen Nicolo dhe Modolo. Eugert Zhupa ka bërë një tjetër etapë jo të mirë, ndërsa ka ardhur në finish i 187-ti me diferencë nga vendi i parë 6 minuta e nëntë sekonda. E për rrjedhojë ka rrëshqitur në vendin e 101-të në renditjen e përgjithshme. Andre Greipel ka bërë bis fitoresh në Folinjo, teksa është fituesi i etapës së 7-të të Xhiros së Italisë, Sulmona-Folinjo, e gjatë 211 kilometra.
Gjermani ka dominuar në sprint, ndërsa ka djegur Xhiakomo Nicolon dhe Sasha Modolon. Në këtë shpërthim nuk ka marrë pjesë gjermani tjetër Marsel Kitel, i cili është vonuar për shkak të një defekti. Holandezi Dumulin ka mbajtur edhe këtë radhë fanellën rozë të kryesimit në renditjen e përgjithshme. Gara është karakterizuar nga një shkëputje e gjatë e zviceranit Kung.
Ai është shoqëruar nga Çikone, Domont, Denifl, Kosevoj dhe Martinez. Të 6-të kanë arritur një epërsi prej tre minutash. I fundit që ka rënë nga ky grup vetëm shtatë kilometra nga finishi ka qenë Kung. Frakturë në klavikulë dhe tërheqje për Martinez. Sakaq një tjetër etapë jo e mirë e Eugert Zhupës, që ka ardhur në finish në vendin e 187-të me një diferencë nga vendi i parë me 6 minuta e 9 sekonda.
E për rrjedhojë ka rrëshqitur në vendin e 101-të në renditjen e përgjithshme, teksa tashmë është 25 minuta larg vendit të parë të holandezit Dumulin.
Xhiro e Italisë 2016
Çiklizëm – Meshkuj
Renditja e etapës së 7-të
(Sulmona-Folinjo, 211 kilometra)
Nr. Çiklisti Koha
1) Andre Greipel (Gjermani) 5h01’08”
2) Xhiakomo Nicolo (Itali) -“-
3) Sasha Modolo (Itali) -“-
4) Kaleb Evans (Australi) -“-
5) Enriko Batalja (Itali) -“-
6) Mateo Trentin (Itali) -“-
7) Aleksandër Porsev (Rusi) -“-
8) Aleksei Icateviç (Rusi) -“-
9) Nikola Rufoni (Itali) -“-
10) Elia Viviani (Itali) -“-
————————————————————-
187) EUGERT ZHUPA (SHQIPËRI) +6’09”
Renditja e përgjithshme pas 7 etapash:
Nr. Çiklisti Koha
1) Tom Dumulin (Holandë) 29h23’23”
2) Jakob Fuglsang (Danimarkë) +26”
3) Ilnur Zakarin (Rusi) +28”
4) Bob Jungels (Luksemburg) +35”
5) Stiven Kruijijk (Holandë) +38”
6) Alehandro Valverde (Spanjë) +41”
7) Diego Ulisi (Itali) -“-
8) Vincenco Nibali (Itali) +47”
9) Kanstantin Siutsou (Bjellorusi) +49”
10) Rigoberto Uran Uran (Kolumbi) +51”
————————————————————-
101) EUGERT ZHUPA (SHQIPËRI) +25’09”