AlbanianSport.com 14.05.2015 08:40
ASNN – Çiklisti italian Davide Formolo (Garmin-Cannondale) fitoi me diferencë ndaj ndjekësve të tij etapën e katërt të Xhiros së Italisë në edicionin e 98-të të tij. Një sukses i jashtëzakonshëm për veronezin 22- vjeçar, i cili hipotekon triumfin e parë pikërisht në premierën e tij në Xhiron e Italisë.
Ndërkohë, shqiptari Eugert Zhupa mbërriti i 151-ti mes 191 çiklistëve me kohën 4h09’14″ (+21.15 sekonda nga Formolo). Në përfundim të itinerarit Kiavari- La Specia 150 kilometra e gjatë, Formolo arriti kohën 3h47’59″ duke lënë pas vetes në finish çiklistin australian të Orikas, Simon Klark me 22 sekonda.
Fanella rozë mbetet te skuadra e Orikas, por kalon te Klark me kohën e përgjithshme 11h54’48″. I dyti renditet kolumbiani, njëherësh shoku i skuadrës Esteban Çavez (+10 sekonda), ndërsa i treti çiklisti çek Roman Kruziger i Tinkoff – Saxo, +17 sekonda. Etapa e pestë ndjek itinerarin La Specia-Abetone 152 km me finishin e parë në malore.