Gjergj Vyshka 13.10.2016 12:15
Eugert Zhupa dhe Redi Halilaj kanë qenë përfaqësuesit e Shqipërisë në Kampionatin Botëror të Çiklizmit, që është duke u zhvilluar në Doha të Katarit.
Të dy përfaqësuesit e dyrrotakëshit shqiptarët kanë marrë pjesë në garën e kronometrit, sepse në të rrugës, për shkak të mungesave të kuotave për kuqezinjtë, nuk janë të regjistruar.
Në përfundim të kronometrit, midis 70 pjesëmarrësve, Eugert Zhupa ka zënë vendin e 50-të, duke qenë nga vendi i parë 5’52”91, kurse Redi Halilaj ka qenë i 52-ti me një diferencë prej 6’55”30.
Tashmë pritet përfaqësimi i Klidi Jakut dhe Sabri Tafajt në garën e rrugës për të rinj. Në kronometër medalja e artë është fituar nga gjermani Toni Martin.