Çiklizëm / Ylber Sefa & Apolonia, fituesit e Rrethit të 73-të të Shqipërisë

Share Button

Ciklizem-Rrethi-73-etapa-6-podiumi-Sefa

Gjergj Vyshka 20.06.2016 07:05

Ora 12 e 20 minuta e ditës së djeshme ka shënuar dhe fundin e Rrethit të 73-të Çiklistik të Shqipërisë, ndërsa finishi i etapës së pestë, që bashkë me prologun bëjnë gjashtë etapa, është prerë nga i zakonshmi i këtij turi çiklistik. Bëhet fjalë për Ylber Sefën, që jo vetëm që ka dominuar, por me paraqitjen e tij i ka habitur të gjithë. Një çiklist i kompletuar jo vetëm në terrenet malore, por dhe ato kodrinore e fushore, me një tip sportivi e fituesi si në ngjitje, ashtu dhe në zbritje.

E në çdo cep nuk e ka pasur të vështirë të jetë në vendin e parë. Aq sa emri i tij ka qenë jo vetëm pjesë e bisedave të specialistëve të çiklizmit, por dhe të forcave të policisë rrugore, që kanë shoqëruar këtë Rreth të 73-të Çiklistik të Shqipërisë. Kështu ka bërë dhe dje, ndërsa në metrat e fundit drejt Gracenit ka lënë nga pas Sufajn e Banushin dhe nën sirenat shoqëruese të policisë rrugore ka hyrë i pari. 5 etapa nga 6 të këtij rrethi janë fituar prej tij.

Ndërsa që pas finishit në Burrel duket se ka qenë i sigurt për fitoren e tij në rreth çiklistik në vend. Është ndarë me finish me Sotën në Durrës, por në Pogradec e më pas në Gracen, fitorja ka qenë për fanellën e verdhë të këtij Rrethi Çiklistik, Ylber Sefën. Që njëkohësisht ka qenë dhe fituesi i Rrethit Çiklistik të Shqipërisë për herë të parë në karrierën e tij. Në podium jo vetëm për etapën Pogradec-Gracen, por dhe për të gjithë Turin Çiklistik, janë ngjitur dhe Besmir Banushi dhe Altin Sufaj.

Për të nderuar tre fituesit e etapës së djeshme kanë ardhur trajnerët e “Team Giro”, Bosnje-Hercegovinë, Hajrudin Tërle, ai i Malit të Zi, Branko Hajdukoviç, si dhe i Maqedonisë, Petrovski. Ndërkohë për fituesit e Rrethit janë përkushtuar për të dhënë diplomat trajneri i Apolonisë, Kiço Kalemi, Drejtori i Sporteve në Ministrinë e Arsimit dhe Sportit, Vladimir Gjonaj dhe presidenti i Federatës Shqiptare të Çiklizmit, Skënder Anxhaku.

 

Rrethi i 73-të Çiklistik i Shqipërisë

 

Rezultatet teknike të etapës së 5-të

(Pogradec-Gracen, 109 kilometra)

 

Nr.       Çiklisti (Skuadër)                 Koha

  1. Ylber Sefa (Tirana)              2h48’40”
  2. Altin Sufaj (Apolonia)          2h49’01”
  3. Besmir Banushi (Apolonia)           2h49’09”

 

Renditja e përgjithshme pas 6-të etapash:

 

Nr.       Çiklisti (Skuadër)                 Koha

  1. Ylber Sefa (Tirana)              15h16’14”
  2. Besmir Banushi (Apolonia)           15h18’10”
  3. Altin Sufaj (Apolonia)          15h19’06”

 

Renditja e përgjithshme ekipore:

 

Nr.       Skuadra                     Koha

  1. Apolonia                    46h03’19”
  2. Mali i Zi                      46h14’45”
  3. Tirana                         46h20’04”

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

AlbanianSport.com 15/03/2024 21:15 ASNN – Vllaznia e Erzeni fitore me shije “play-off”-i, Studenti

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

AlbanianSport.com 15/03/2024 19:25 ASNN – Besëlidhja komandon e vetme Superligën, sfidë e fortë

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

AlbanianSport.com 15/03/2024 18:30 ASNN – Miqësoret ndaj Kilit & Suedisë, trajneri Silvinjo publikon

Luhen dy takime të tjera të javës së 12-të, fiton Pogradeci & Vllaznia

Luhen dy takime të tjera të javës së 12-të, fiton Pogradeci & Vllaznia

AlbanianSport.com 15/03/2024 17:35 ASNN – Superliga, Pogradeci dhe Vllaznia fitore me shije “play-off”-i

(Video) Partizani / Shehi: Ta harrojmë Kupën, Teuta, një sfidë e vështirë

(Video) Partizani / Shehi: Ta harrojmë Kupën, Teuta, një sfidë e vështirë

AlbanianSport.com 15/03/2024 16:40 ASNN – “Kupa ende djeg, por shohim përpara.” Trajneri i Partizanit,

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh