Çiklizëm / Vllaznia dhe Apolonia, fitues të Kupës “Agim Tafili” 2016

Share Button

Ciklizem-Besmir-Banushi

Gaspër Marku 22.05.2016 19:15

Nëse do të jetonte këtë maj, Agim Tafili do të festonte 56 vjetorin lindjes së tij. Por edhe pse sot ai nuk nuk është i pranishëm, i ndarë nga jeta në janarin e katër viteve më parë, Federata Shqiptare e Çiklizmit e ka nderuar me një kupë të posaçme me emrin e tij, e cila tashmë është shndërruar në tradicionale vit për vit. 20 pjesëmarrësit për kategorinë e kadetëve dhe 30 të tillë për kategorinë e të rinjve dhe të elitës pedaluan në dy ditë të programit të kësaj veprimtarie.

Në ditën e dytë të veprimtarisë, u zhvillua dy garat e tjera, ato me itinerar Shkodër-Qafë Qelë dhe Kthim për kadetë dhe Shkodër-Pukë dhe kthim për të rinj dhe elitë. Ashtu si edhe në ditën e parë, finishet e këtyre etapave janë bërë në sheshin e lagjes “Parrucë”, aty ku tradicionalisht prej shumë e shumë vitesh ndajnë emocionet e finishit çiklistët pjesëmarrë të garave kombëtare. Dy gara këto që kanë spikatur si më të mirët çiklistët e Vllaznisë dhe të Apolonisë.

Të parët, ato kuqeblu të cilët prej dy vitesh janë nën kujdestarinë e ish-çiklistit të njohur shkodran, Leonard Kola, fillimisht si president dhe tashmë si trajner i tyre, kanë surprizuar teksa kanë dalë fitues në konkurrimin për kategorinë e paratërinjve dhe të të rinjve, ndërsa fierakët, që në krye kanë një emër legjende si Kiço Kalemi, nuk kanë falur duke qenë absolutë në konkurrimin për kategorinë e të rriturve të elitës.

Në ceremoninë përmbyllëse të krejt veprimtarisë, ku u ndanë edhe kupat dhe çmimet përkatëse për individët dhe ekipet fituese, presidenti i Federatës Shqiptare të Çiklizmit, Skënder Anxhaku, ka vënë në dukje përgatitjen e mirë të çiklistëve pjesëmarrës, të cilët i dhanë bukuri aktivitetit në fjalë. Krahas përgëzimit për ekipin fitues të të rriturve me në krye trajnerin Kalemi, presidenti Anxhaku ka vënë në dukje rritjen në mënyrë të ndjeshme të Vllaznisë, e cila pritet të jetë ekipi pretendent për fitimin e trofeve të vitit.

Ndërkohë Federata Shqiptare e Çiklizmit ka nderuar me “Mirënjohje” Kryetaren e Bashkisë Shkodër, Voltana Ademi.

 

Kupa “Agim Tafili”

Çiklizëm – Meshkuj

 

Rezultatet teknike të ditës së dytë:

 

Paratërinjtë

(Shkodër-Qafë-Qelë-Shkodër, 70 kilometra)

 

Nr.       Çiklisti            (Klubi)                                   Koha 

1)       Gjergj Zefi (Vllaznia)                        1h48’00”

2)       Bruno Kola (Vllaznia)                     1h52’12”

3)       Sokol Morana (Vllaznia)                 + 1”

 

Si ekip: Vllaznia

 

Të rinj

(Shkodër-Qafë Qelë-Shkodër, 70 kilometra)

 

Nr.       Çiklisti            (Kombësia)                           Koha 

1)       Mario Nika (Vllaznia)                       1h50’41”

2)       Kledison Cani (Vllaznia)                1h52’12”

3)       Mersin Durmishi (Partizani)           + 1”

 

Si ekip: Vllaznia

 

Elitë

(Shkodër-Pukë-Shkodër, 95 kilometra)

 

Nr.       Çiklisti            (Kombësia)                           Koha 

1)       Besmir Banushi (Apolonia)                       2h37’10”

2)       Altin Sufaj (Apolonia)                      2h37’57”

3)       Klindi Grevi (Tirana)                                    2h38’18”

 

Si ekip: Apolonia

 

Sportisti më i mirë: Astrit Kronaj (Vllaznia)

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

AlbanianSport.com 15/11/2024 20:45 ASNN – I pyetur në konferencën për shtyp të të premtes, në prag

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

AlbanianSport.com 15/11/2024 19:35 ASNN – Duke iu referuar më tej në konferencën e tij për shtyp

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh