Gjergj Vyshka 30.05.2016 07:05
Në ditën e festës së fanellës rozë të Vinçenco Nibalit, që fiton Xhiron e Italisë për herë të dytë, kjo që nga 2013-ta, etapa e fundit, e cila ka qenë Kuneo-Torino 163 kilometra e gjatë, ka shkuar për gjermanin Arndt. E ka ndodhur kështu, sepse ka rënë Nicolo, që ishte i pari deri në metrat e fundit pranë finishit.
I dyti ka qenë Trentin, më pas i treti Modolo, që ishte parakaluar më parë nga Nicolo. Etapa e fundit e Xhiros së Italisë ka qenë e përshkruar nga tentativa e holandezëve Tjalingi dhe Van Emdem, të cilët vetëm 10 kilometra nga fundi janë kapur nga grupi i madh i ndjekësve.
Gjyqtarët e kanë mbyllur garimin pas xhiros së parë në Torino, kjo dhe për shkak të shiut të rrëmbyeshëm, ndërsa etapa e fundit është shoqëruar me shumë rrëzime. Pastaj ka ardhur shpërthimi i fundit nga një grup i vogël, atje ku me sprint Nicolo është fituesi i kësaj etape.
Ja dhe podiumi përfundimtar i Xhiros së Italisë 2016; Nibali, Çavez dhe Valverde.
Xhiro e Italisë 2016
Çiklizëm – Meshkuj
Renditja e etapës së 21-të dhe të fundit
(Kuneo-Torino, 163 kilometra)
Nr. Çiklisti (Kombësia) Koha
1) Nikias Arndt (Gjermani) 3h48’18”
2) Mateo Trentin (Itali) – “ –
3) Sasha Modolo (Itali) – “ –
4) Aleksandër Porsev (Rusi) – “ –
5) Sean De Bie (Belgjikë) – “ –
6) Ivan Savitski (Rusi) – “ –
7) Rik Zabel (Belgjikë) – “ –
8) Majkëll Eduard Grosu (Rumani) – “ –
9) Xhei Mekkerthi (Australi) – “ –
10) Alberto Betiol (Itali) – “ –
87) EUGERT ZHUPA (SHQIPËRI) – “ –
Renditja përfundimtare e përgjithshme
Nr. Çiklisti (Kombësia) Koha
1) Vincenco Nibali (Itali) 86h42’39”
2) Esteban Çavez (Kolumbi) + 52”
3) Alehandro Valverde (Spanjë) + 1’17”
4) Stiven Kruijsvijk (Holandë) + 1’50”
5) Rafal Majka (Poloni) + 4’37”
6) Bob Jungels (Luksemburg) + 8’31”
7) Rigoberto Uran (Kolumbi) + 11’47”
8) Andrei Amadro (Kosta Rika) + 13’21”
9) Darvin Atapuma (Kolumbi) + 14’09”
10) Kanstantsin Siutsou (Bjellorusi) + 16’29”
130) EUGERT ZHUPA (SHQIPËRI) + 4h23’15”