Gjergj Vyshka 31.05.2016 16:15
“Renzi? Më ka mbështetur gjithmonë, – ka zbuluar fituesi i Xhiros së Italisë për 2016-ën, Vinçenco Nibali. – Kisha dy objektiva në fillimin e sezonit, një ishte Xhiro e Italisë dhe ia arrita.”
“Tani jam duke punuar për të dytin, që është Olimpiada në Rio, një garë shumë mbresëlënëse dhe plotësisht e përshtatshme për mua. Tani do të stërvitem dhe më shumë për të arritur këtë objektiv.”
Siçiliani të mërkurën do të pritet në Kuirinale nga presidenti i Italisë, Serxhio Matarela. “Renzi? Më ka telefonuar, – ka pohuar Nibali. – E kjo si pas fitores, ashtu dhe gjatë garës, madje edhe në momente të vështira.”
“Nga ana e tij gjithnjë kanë ardhur mesazhe të mëdha mbështetjeje”, përfundon siçiliani sa i përket mbështetjes nga kryeministri Mateo Renzi.