Çiklizëm / Vidhet trofeut i garës më prestigjioze më prestigjioze në botë

Share Button

AlbanianSport.com 10/10/2018 20:00

ASNN – Trofeu i “Turit të Francës”, i fituar nga Zheront Tomas është vjedhur në një ekspozitë. Teksa kanë qenë të ekspozuar të tre trofetë, të cilat u fituan nga Tomas dhe britaniku Kris From, nga shtatori i vitit të kaluar, deri në korrik 2018. Trofeu i ishte dhënë në huazim furnizuesit të tyre të biçikletave “Pinarello” për t’u paraqitur në një ekspozitë që u mbajt në Birmingham.

Sipas mediave trofeu ishte vjedhur në momentin kur ishte lënë pa mbikëqyrje, ndërsa ekspozita ishte në ditët e saj të fundit. Çështja është tani subjekt i një hetimi policor. “Është jashtëzakonisht një gjë e keqe kjo që ka ndodhur, – tha Tomasi. – Trofeu është me vlerë mjaft të kufizuar për këdo që e mori, por do të thotë shumë për mua dhe për ekipin.”

“Shpresojmë se kushdo që e ka marrë do të ketë mirësinë për ta kthyer, – ka vijuar ai. – Ky trofe është i rëndësishëm, por në të vërtetë ajo që ka më shumë rëndësi janë kujtimet e mahnitshme nga kjo verë e pabesueshme – dhe askush nuk mund t’i marrë ato kurrë”. Riçard Hemington, drejtor ekzekutiv i Pinarello “UK”, tha: “Ne jemi të shkatërruar për këtë që ka ndodhur.”

“Ne pranojmë përgjegjësinë e plotë dhe i kemi kërkuar personalisht falje Tomasit. Natyrisht, të gjithë shpresojmë që trofeu të mund të rikuperohet”, – ka përfunduar ai.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Lëkler nuk ngopet, kërkon tjetër fitore në Las Vegas, ëndërron titullin

Lëkler nuk ngopet, kërkon tjetër fitore në Las Vegas, ëndërron titullin

AlbanianSport.com 15/11/2024 16:05 Lëkler: “Në Las Vegas rikthehemi te fitorja për t’iu afruar titullit

Superliga nis sot fazën e dytë, ja sfidat që spikatin në fundjavë

Superliga nis sot fazën e dytë, ja sfidat që spikatin në fundjavë

AlbanianSport.com 15/11/2024 14:55 ASNN – Niveli më i lartë i Kampionatit Kombëtar të Basketbollit

Monako nuk lëviz nga “istikami”, rinovon për garën e saj deri në 2031-shin

Monako nuk lëviz nga “istikami”, rinovon për garën e saj deri në 2031-shin

AlbanianSport.com 14/11/2024 18:30 ASNN – Monako, apo thënë ndryshe Montekarlo, do të vazhdojë

Basketboll / Superliga, edhe një javë në parket para Kombëtares

Basketboll / Superliga, edhe një javë në parket para Kombëtares

AlbanianSport.com 14/11/2024 16:40 ASNN – Niveli më i lartë i Kampionatit Kombëtar të Basketbollit

Vijon faza e grupeve të Kupës së Shqipërisë, nisin takimet e 3-ta

Vijon faza e grupeve të Kupës së Shqipërisë, nisin takimet e 3-ta

AlbanianSport.com 14/11/2024 13:00 ASNN – Veprimtaria e dytë e volebollit në vend, Kupa e Shqipërisë,

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh