Gjergj Vyshka 05.08.2016 19:50
Presidenti i Shoqatës së Veteranëve të Çiklizmit Shqiptar, Burhan Berisha, ka treguar se të dielën do të jenë pjesëmarrës në Memorial “Shaban Shala”, që zhvillohet në Prizren.
Gara do të jetë në gjatësinë 50 kilometra, Prizren-Brozovicë, dhe veteranët e çiklizmit shqiptar do të përfaqësohen nga Agron Kasapi, Gëzim Bali, Dhimitër Kote, Llazar Prifti, Vladimir Isai, Bashkim Shehu dhe një çiklist italian.
Pjesë e grupit do të jetë edhe Luan Sallaku dhe Ardian Dreri. “Ne kemi vite që marrim pjesë në këtë garë dhe shpresojmë që gjithçka të shkojë mirë”, – ka thënë Berisha, ndërsa kufiri i moshës për garim është 60-vjeçar e sipër.