Gjergj Vyshka 11.10.2014 13:45
Olsian Veliaj ka fituar dhe etapën e pestë të Rrethit të 71-të çiklistik të Shqipërisë. Ka qenë etapa më e gjatë e këtij rrethi, e cila ka nisur nga qyteti bregdetar i Vlorës për të përfunduar në Përmet, me një gjatësi prej 133 kilometrash.
Veliaj ka qenë më i shpejtë se sa serbi Stankoviç e durrsaku Kastrati. Ndërkohë që rrethi çiklistik i Shqipërisë do të përfundojë në Fier. Por në përfundim të etapës së parafundit, serbi Stankoviç dhe Apolonia si ekip duket se janë zyrtarisht fituesit e Rrethit të 71-të Çiklistik të Shqipërisë.
Që do të thotë se kjo etapë e fundit, Përmet-Fier, e gjatë 125 kilometra, do të jetë thjesht për t’i dhënë fund kësaj gare të rëndësishme të çiklizmit shqiptar.
Rrethit i 71-të Çiklistik i Shqipërisë
Fituesit e etapës së 5-të,
Vlorë-Përmet (133 kilometra)
1) Olsian Veliaj (Tirana) 4h16’44”
2) Marko Stankoviç (Novi Pazar) 4h16’45”
3) Hyrmet Kastrati (Teuta) 4h16’46”