Gjergj Vyshka 25.05.2016 10:25
Alehandro Valverde e ka bërë të tijën etapën e djeshme të Xhiros së Italisë, e cila është ndalur në Andalo, duke djegur në finish fanellën rozë të këtij turi çiklistik, holandezin Kruijsvijk, i cili ka konsoliduar pozicionin e tij të kryesimit.
Vincenco Nibali ka humbur vendin e tretë në renditjen e përgjithshme, ndërsa është parakaluar nga spanjolli, i cili ka bërë fitoren e tij të parë në Xhiron e Italisë. Ky është përfundimi i etapës së 16-të, që ka nisur nga Bresanone dhe ishte e gjatë 132 kilometra.
Etapa, përtej mbërritjes në lartësinë 1024 metra, përbënte dhe dy Çmime të Mëdha në lartësinë 1363 metra në Paso dela Mendola dhe në lartësinë 994 metra në Fai dela Paganela.
Në Mendola sulmi i Kangert dhe Lopez është frenuar nga më të mirë. Por Nibali nuk hyn në aksionin fitues dhe humbet terren. Një tjetër garë jo e mirë për Eugert Zhupën, që ka ardhur i 155-ti në finishin e Andalos, ndërsa në renditjen e përgjithshme është i 125-ti.
Xhiro e Italisë 2016
Çiklizëm – Meshkuj
Rezultatet teknike të etapës së 16-të
(Bresanone-Andalo, 132 kilometra)
Nr. Çiklisti (Kombësia) Koha
1) Alehandro Valverde (Spanjë) 2h58’54”
2) Stiven Kruijsvijk (Holandë) – “ –
3) Ilnur Zakarin (Rusi) + 8”
4) Diego Ulisi (Itali) + 37”
5) Bob Jungels (Luksemburg) – “ –
6) David Lopez Garcia (Spanjë) + 38”
7) Sergeni Firsanov (Rusi) – “ –
8) Esteban Çavez (Kolumbi) + 42”
9) Rafal Majka (Poloni) + 50”
10) Domeniko Pozovivo (Itali) + 1’47”
155) EUGERT ZHUPA (SHQIPËRI) + 18’05”
Renditja e përgjithshme pas 16 xhirosh:
Nr. Çiklisti (Kombësia) Koha
1) Stiven Kruijsvijk (Holandë) 63h40’10”
2) Esteban Çavez (Kolumbi) + 3’00”
3) Alehandro Valverde (Spanjë) + 3’23”
4) Vincenco Nibali (Itali) + 4’43”
5) Ilnur Zakarin (Rusi) + 4’50”
6) Rafal Majka (Poloni) + 5’34”
7) Bob Jungels (Luksemburg) + 7’57”
8) Andrei Amador (Kosta Rika) + 8’53”
9) Domeniko Pozovivo (Itali) + 10’05”
10) Kanstantsin Siutsu (Bjellorusi) + 11’03”
125) EUGERT ZHUPA (SHQIPËRI) + 3h01’52”