Çiklizëm / Trofeu “Tirana” shpall fituesit për paratërinj, të rinj dhe Elitë & Nën-23

Share Button

AlbanianSport.com 07/03/2019 10:10

ASNN – Federata Shqiptare e Çiklizmit zhvilloi ditët e fundit garën e parë për vitin 2019, pikërisht trofeun “Tirana”, me pjesëmarrje të gjerë të 3 kategori moshave, duke nisur me paratërinjtë, të rinjtë dhe Elitë & Nën-23-vjeç. Itinerari ishte i përcaktuar dhe për të rinjtë përfshinte segmentin TEG-Green Garden dhe kthim me gjatësi 56 kilometër. Kurse për të rinjtë dhe Elitë & Nën-23-vjeçarë ishte përcaktuar rruga që përshkon tunelin Krrabë-Elbasan, kthesa e Peqinit dhe kthim, me një gjatësi prej 108 kilometra.

Referuar informacioneve të përcjella nga vetë FSHÇ-së, pati pjesëmarrje të gjerë nga ekipet e Vllaznisë, Tiranës, Elbasanit, Apolonisë, Skënderbeut, Flamurtarit, Partizanit, Teutës e disa ekipeve të tjera. Në fund janë shpallur edhe sportistët fitues për secilën kategori dhe janë dhënë certifikatat e suksesit, ndërkohë që çiklizmi do të kthehet në fund të marsit me një tjetër veprimtari të rëndësishme, sikurse është Kupa “Demokracia” që do të zhvillohet në Kavajë më 26 mars.

Kurse veprimtaria më e spikatur do të jetë Rrethi i Shqipërisë, që do të mbahet nga data 20, deri më 24 maj 2019. Veprimtari të ngjeshura këto të çiklizmit shqiptar, i cili vijon të ruajë një status preferencial në sport për shkak të pjesëmarrjes së gjerë dhe elementëve të spikatur që dalin nga qytetet e Shqipërisë që kanë traditë në këtë sport të shëndetshëm.

 

Trofeu “Tirana 2019”

 

Paratërinjtë

Itinerari: TEG – Green Garden-kthim (56 km)

 

  1. Anastas Dhimitri (Skënderbeu) 1orë, 46 minuta, 40 sekonda
  2. Mateo Balaj (Vllaznia) +1 sekondë
  3. Alket Tafaj (Elbasani) +2 sekonda

 

Të rinjtë

Itinerari: Krrabë-Kthesa e peqinit-Krrabë (108 km)

 

  1. Gjergj Zefi (Vllaznia) 2 orë, 13 minuta, 21 sekonda
  2. Ilia Cota (Skënderbeu) +3 minuta, 19 sekonda
  3. Dëfrim Dhoka (Vllaznia) +3 minuta, 20 sekonda

 

Elitë & Nën-23 vjeç

Ininerari: Krrabë-Kthesa e Peqinit-Krrabë (108 km)

 

  1. Besmir Banushi (Tirana) 2 orë, 12 minuta e 17 sekonda
  2. Bruno Kola (Vllaznia) +55 sekonda
  3. Astrit Krronaj (Vllaznia) +56 sekonda

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

AlbanianSport.com 15/03/2024 21:15 ASNN – Vllaznia e Erzeni fitore me shije “play-off”-i, Studenti

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

AlbanianSport.com 15/03/2024 19:25 ASNN – Besëlidhja komandon e vetme Superligën, sfidë e fortë

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

AlbanianSport.com 15/03/2024 18:30 ASNN – Miqësoret ndaj Kilit & Suedisë, trajneri Silvinjo publikon

Luhen dy takime të tjera të javës së 12-të, fiton Pogradeci & Vllaznia

Luhen dy takime të tjera të javës së 12-të, fiton Pogradeci & Vllaznia

AlbanianSport.com 15/03/2024 17:35 ASNN – Superliga, Pogradeci dhe Vllaznia fitore me shije “play-off”-i

(Video) Partizani / Shehi: Ta harrojmë Kupën, Teuta, një sfidë e vështirë

(Video) Partizani / Shehi: Ta harrojmë Kupën, Teuta, një sfidë e vështirë

AlbanianSport.com 15/03/2024 16:40 ASNN – “Kupa ende djeg, por shohim përpara.” Trajneri i Partizanit,

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh