Gjergj Vyshka 23.03.2017 17:50
Astrit Krronaj, çiklisti që shijoi trofeun e parë në karrierën e tij si çiklist, do të ishte shumë i kënaqur. “Jam i shumë i kënaqur me këtë fitore, – ka thënë i riu. – Mbi të gjitha është trofe shumë i bukur dhe unë ndihem shumë i kënaqur me këtë arritje duke pretenduar që të kem dhe suksese të tjera në vazhdim.”
Ndërkohë, teksa Vllaznia sot disponon dy ekipe çiklistësh, trajneri Leonard Kola ka mbetur më shumë se sa i kënaqur me rezultatin. “Është fryt i punës që ne bëjmë, ndërsa kemi 3 vjet që përpiqemi për të ringritur ekipin e Vllaznisë. Sot jemi me dy skuadra dhe Shkodra gjithnjë nxjerr çiklistë.”
“Jemi me mbështetjen e Bashkisë dhe Klubit Shumësportësh “Vllaznia”. Shpresojmë që të kemi dhe mbështetje të tilla, ndërsa Shkodra do të vijojë të prodhojë çiklistë”, – ka përfunduar trajneri i dyrrotakëve shkodranë, Leonard Kola.
Trofeu i Kalave në Çiklizëm
(Kalaja e Prezës – Shijak – Kalaja e Petrelës – 103 kilometra)
Rezultatet teknike të garës:
Nr. Çiklisti / Ekipi Koha
- Astrit Krronaj (Vllaznia) 1h40’33”
- Amarildo Gogaj (Apolonia) + 1”
- Bruno Kola (Vllaznia) 1h40’50”