Çiklizëm / Trofeu i “Ditës së Verës” ngre siparin e sezonit të “dyrrotakëve”

Share Button

AlbanianSport.com 14/03/2024 17:15

ASNN – Me Trofeun “Dita e Verës”, veprimtari në të cilën morën pjesë 12 skuadra të vendit, çiklizmi shqiptar ka ngritur siparin sa u përket garave të këtij viti. Në këtë garë pedaluan kategoria e Paratërinjve (kadetëve) me itinerarin Elbasan-Shalës-Elbasan, me gjatësi 50 km, si edhe kategoritë e Të Rinjve (Xhunjor) dhe të Nën-23-vjeçarëve dhe Të Rriturve (Elitës), me itinerarin Elbasan-Belsh-Elbasan, i gjatë 97.1 km.

Në të dyja garat nuk ka pasur probleme rrugës, e cila ka vijuar e qetë, në sajë edhe të një moti të qëndrueshëm përgjatë ditës së djeshme në qytetin e Elbasanit. Sa i përket fituesve, vendi i parë në kategorinë e paratërinjve (kadetëve) i takoi çiklistit të Flamurtarit, Skerdi Gjonaj, i cili mposhti me fotofinish Markeljan Debullën e Skënderbeut, ku të dy i përshkuan 50 km me kohën 1 orë, 30 minuta dhe 10 sekonda.

Vendi i tretë i takoi Rinaldo Harunajt të Flamurtarit me kohën 1 orë e 30 minuta dhe 50 sekonda. Sa i përket kategorisë së Të Rinjve (Xhunjor) dhe të Nën-23-vjeçarëve dhe Të Rriturve (Elitës) ishte një garë e fortë midis disa çiklistëve, por në fund me fotofinish triumfoi Henri Hysa i Teutës, me kohën 2 orë e 34 minuta. Pas tij u renditën sportisti i Vllaznisë, Mateo Balaj dhe ai i Tiranës, rumuni Dimitri Produnukau.

Vlen të theksohet se në këto gara mori pjesë edhe një vajzë, Marsela Luzi e Teutës, e cila garoi në kategorinë e paratërejave dhe e mbylli garën me një kohë të kënaqshme, 1 orë e 34 minuta. Kjo garë u mbajt edhe në kuadër të kremtimeve të Ditës së Verës në qytetin e Elbasanit dhe kreu i Federatës së Çiklizmit, Skënder Anxhaku, i vlerësoi këto gara të mbajtura dhe uroi të gjithë sportistët pjesëmarrës me ekipet e tyre për rezultatet e arritura.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:05 ASNN – Ai do të përjetojë një natë të veçantë këtë të shtunë në “Arenën

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:20 ASNN – Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë maksimumin kundër

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh