Gjergj Vyshka 27.05.2016 09:45
Mateo Trentin fiton me forcë etapën e 18-të të Xhiros së Italisë së cilës po i vjen gradualisht fundi. Etapa e djeshme, e cila ka nisur në Muxhio dhe ka përfunduar në Pinerolo, ka qenë më e gjata e Xhiros së Italisë, gjithsej 240 kilometra. Etapa ka pasur dy ngjitje të forta në fundin e saj. Pas 10 kilometrash që kanë udhëtuar së bashku çiklistët kanë nisur të ndahen nga njëri-tjetri derisa janë krijuar 23 grupe të vogla.
Grupi është bashkuar pas shpërthimeve përfundimtare. Trentin arrin të rikuperojë me një shpërthim të çmendur në fund, pavarsisht shkëputjes së gjatë të Mozer, që ishte i dyti në fundin e kësaj etape, dhe Brambilës, që erdhi i treti. Madje, të dy së bashku kanë menduar se do ta luajnë fitoren e etapës mes njëri-tjetrit, pa e menduar që Trentin do të shpërthente në fund.
Dhe të dy së bashku janë befasuar prej tij. Vonesa më e madhe e grupit të kryesuesve, apo quajtur ndryshe e të mëdhenjve, ishte 13 minuta e 24 sekonda, të cilët kanë mbërritur të gjithë së bashku në finish nën të njëjtën rrotë. E palëvizshme renditja e përgjithshme me holandezin Kruijsvijk që është gjithnjë fanella rozë e Xhiros së Italisë, si dhe gjendet gjithnjë e më shumë pranë fitores përfundimtare të këtij turi çiklistik ndër më të mëdhenjtë në Evropë.
Xhiro e Italisë 2016
Çiklizëm – Meshkuj
Rezultatet teknike të etapës së 18-të
(Muxhio-Pinerolo, 240 kilometra)
Nr. Çiklisti (Kombësia) Koha
1) Mateo Trentin (Itali) 5h25’34”
2) Moreno Mozer (Itali) – “ –
3) Xhianluka Brambila (Itali) – “ –
4) Sasha Modolo (Itali) + 20”
5) Nikias Arndt (Gjermani) + 30”
6) Ivani Rovni (Luksemburg) + 34”
7) Mateo Busato (Itali) + 1’10”
8) Kristian Knes (Gjermani) + 1’16”
9) Aksel Domont (Francë) + 1’24”
10) Davide Malakarne (Itali) + 4’28”
75) EUGERT ZHUPA (SHQIPËRI) + 23’22”
Renditja e përgjithshme pas 18 etapash:
Nr. Çiklisti (Kombësia) Koha
1) Stiven Kruijsvijk (Holandë) 73h50’37”
2) Esteban Çavez (Kolumbi) + 3’00”
3) Alehandro Valverde (Spanjë) + 3’23”
4) Vincenco Nibali (Itali) + 4’43”
5) Ilnur Zakarin (Rusi) + 4’50”
6) Rafal Majka (Poloni) + 5’34”
7) Bob Jungels (Luksemburg) + 7’57”
8) Andrei Amador (Kosta Rika) + 8’53”
9) Domeniko Pozovivo (Itali) + 10’05”
10) Kanstantsion Siutsou (Bjellorusi) + 11’15”
130) EUGERT ZHUPA (SHQIPËRI) + 3h12’55”