Gjergj Vyshka 19.05.2016 07:05
Etapa e 11-të e Xhiros së Italisë, Modena-Asolo, e gjatë 227 kilometra, është për Diego Ulisin, i cili në shpërthimin e tij në finish dhe në sprint ka djegur si Amador, ashtu dhe kryesuesin e renditjes së përgjithshme, luksemburgasin Jungels. Çiklisti nga Livorno kishte fituar edhe etapën e 4-t të Xhiros së Italisë në Praia a Mare dhe e djeshmja ishte një “bis” për të në këtë edicion të Turit të Italisë.
Në zbritjen e Forçela Mostançin kanë ardhur dhe lëvizjet vendimtare të kësaj etape vetëm 20 kilometra larg finishit. Në zbritjen përfundimtare janë shkëputur Nibali, i cili ka qenë i shoqëruar nga Valverde dhe Çaves. Aksioni i tyre zgjat vetëm 5 kilometra. Trembëdhjetë kilometra larg finishit, Amador është kapur nga kryesuesi i Xhiros së Italisë, Jungels.
Të dyve vetëm katër kilometra nga finishi u është bashkuar Ulisi, i cili u imponon sprintin e tij. Grupi nga pas është vetëm 13 kilometra. Por në Xhiron e Italisë, pas Landës është tërhequr dhe Tom Dumulin, i cili të martën kishte humbur 13’. Dhe dorëzimi i tij ka ardhur vetëm 95 kilometra pas fillimit të etapës.
Xhiro e Italisë 2016
Çiklizëm – Meshkuj
Rezultatet teknike të etapës së 11-të
(Modena-Asolo, 227 km)
Nr. Çiklisti (Kombësia) Koha
1) Diego Ulisi (Itali) 4h56’32”
2) Andrea Amador (Kosta Rika) -“-
3) Bob Jungels (Luksemburg) -“-
4) Xhiakomo Nicolo (Itali) +13”
5) Soni Kolbreli (Itali) -“-
6) Mateo Trentin (Itali) -“-
7) Sasha Modolo (Itali) -“-
8) Enriko Bataljin (Itali) -“-
9) Tim Uelles (Belgjikë) -“-
10) Alehandro Valverde (Spanjë) -“-
85) EUGERT ZHUPA (SHQIPËRI) +11’56”
Renditja e përgjithshme e Xhiros së Italisë:
Nr. Çiklisti (Kombësia) Koha
1) Bob Jungels (Luksemburg) 45h16’20”
2) Andrei Amador (Kosta Rika) + 24”
3) Alehandro Valverde (Spanjë) + 1’07”
4) Stiven Kruijsvijk (Holandë) -“-
5) Vincenco Nibali (Itali) + 1’09”
6) Rafal Majka (Poloni) + 2’01”
7) Ilnur Zakarin (Rusi) + 2’26”
8) Esteban Çavez (Kolumbi) + 2’43”
9) Xhianluka Brambila (Itali) + 2’46”
10) Diego Ulisi (Itali) + 2’47”
126) EUGERT ZHUPA (SHQIPËRI) + 1h23’57”