Çiklizëm / Të huajt, “zotër” të Rrethit të Shqipërisë, Apolonia, si ekip

Share Button

Ciklizem-Rrethi-71-etapa-2-finishi

Gjergj Vyshka 08.10.2014 07:55

Në Burrel, në përfundim të etapës së dytë, në finish i pari serbi Marko Stojanoviç. Fierakët e Apolonisë, të drejtuar nga Kiço Kalemi, prijnë renditjen ekipore të çiklizmit. Rrethi i 71-të çiklistik i Shqipërisë, i cili ka nisur të hënën, vazhdon të dominohet nga të huajt. Nëse në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, pas pesë xhirove të prologut, ka qenë fitues maqedonasi Petrovski, që më pas ka qenë në vendin e dytë në fund të etapës së dytë, Tiranë-Shkodër, dje në Burrel ka qenë një tjetër i huaj fitues.

Ashtu siç e parashikonte dhe kalendari i garave të Rrethit të 71-të Çiklistik të Shqipërisë, dje pedaluesit, pasi janë përshëndetur nga qytetarët e Shkodrës dhe titullarët më të lartë të pushtetit vendor, janë nisur drejt Burrelit. Një etapë e vështirë, me një gjatësi 98.3 kilometra, e cila ka pasur brenda si rrugën fushore, ashtu dhe ato malore. Sidomos pas tunelit të Ulzës dhe në kthesat e Shkopetit. Specialistët e Federatës Shqiptare të Çiklizmit, sidomos në mënyrë të veçantë gjyqtarët e garës, janë shprehur për Gazeta e Sportit se kjo etapë ishte e bukur, e luftuar dhe me shumë rivalitet.

Por në mënyrë të veçantë dhe interesante, atje ku shpeshherë ka pasur dhe shpërthime. Pas një nisje të qetë të garës, të paktën deri në Lezhë, që nga qyteti i Besëlidhjes e deri në ndarjen e rrugës së Kombit me atë të Burrelit në Milot kanë rivalizuar fort mes tyre çiklistët Rigers Alicani i Apollonisë dhe Marko Stojanoviç i Novi Pazar. Ata janë shkëputur nga grupi tjetër i çiklistëve katër minuta duke garuar për vendin e parë.

Stojanoviç e ka ruajtur epërsinë deri në fund, sakaq Alicani nuk mundi të renditet në treshen fituese të etapës. I pari në finishin e ngritur në qytetin e Burrelit mbërriti çiklisti i Novi Pazar, Marko Stojanoviç, me kohën 3h 05’08”.

I dyti Hyqmet Kastrati i Teutës së Durrësit me kohën 3h 06’ 45” dhe i treti Demir Muliç i Malit të Zi me kohën 3h 06’46”. Pas etapës së dytë të Rrethit të 71-të Çiklistik në renditjen e përgjithshme individuale kryeson Stojanoviç i Novi Pazar dhe ekipi i Apolonisë.

 

Rrethit i 71-të Çiklistik i Shqipërisë

 

Fituesit e etapës së dytë,

Shkodër-Burrel 98.3 kilometra

 

1) Marko Stojanoviç (Novi Pazar)  3h05’08”

2) Hyrmet Kastrati (Teuta)               3h06’45”

3) Demir Muliç (Mali i Zi)                 3h06’46”

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Çiklizëm / Trofeu i “Ditës së Verës” ngre siparin e sezonit të “dyrrotakëve”

Çiklizëm / Trofeu i “Ditës së Verës” ngre siparin e sezonit të “dyrrotakëve”

AlbanianSport.com 14/03/2024 17:15 ASNN – Me Trofeun “Dita e Verës”, veprimtari në të cilën morën

(Video) Çiklizëm / Nelia Kabetaj shpallet “kampione” e Ballkanit në çiklokros

(Video) Çiklizëm / Nelia Kabetaj shpallet “kampione” e Ballkanit në çiklokros

AlbanianSport.com 19/01/2024 18:20 ASNN – Çiklistja kuqezi, Nelia Kabetaj, shpallet “kampione” e Ballkanit

Çiklizëm / Mbahet gara e dytë e sezonit, Trofeu “26 Marsi”, shpallen fituesit

Çiklizëm / Mbahet gara e dytë e sezonit, Trofeu “26 Marsi”, shpallen fituesit

AlbanianSport.com 26/03/2022 19:25 ASNN – “Dyrrotakët” shqiptarë kanë zhvilluar veprimtarinë e dytë

Sporti shqiptar, si një “OKB”, zgjerohet harta e të adoptuarve nga vende të tjera

Sporti shqiptar, si një “OKB”, zgjerohet harta e të adoptuarve nga vende të tjera

AlbanianSport.com 24/02/2022 14:10 ASNN – Importimi i talenteve që nuk kanë lindur në një vend

Ylber Sefa rrëfen tërheqjen: Çiklizmi, kënaqësia dhe pengu im i madh

Ylber Sefa rrëfen tërheqjen: Çiklizmi, kënaqësia dhe pengu im i madh

AlbanianSport.com 09/11/2021 18:40 ASNN – 30-vjeçari, kampion i shumëfishtë dhe protagonist i viteve

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh