Gjergj Vyshka 05.10.2015 15:25
Çiklisti serb Marko Stankoviç ka korrur sot suksesin e dytë personal në edicionin e 72-të të Rrethit Çiklistik të Shqipërisë, duke fituar etapën e 5-të Lushnjë-Përmet. Ai fitoi duelin e shpejtësisë me rivalët e tij duke lënë pas Besmir Banushin e Apolonisë me një sekondë më shumë dhe Sefedin Hoxhën e Teutës me 2 sekonda më shumë.
Sidoqoftë, e rëndësishme është që çiklistët sot kanë garuar dhe në fund ai që ka triumfuar është serbi i ekipit të Novi Pazar, Marko Stankoviç. Ai ka përballuar me sukses sulmet e rivalëve të tij dhe kur duhet një etapë nga fundi ai është gjithnjë e më pranë fitores së Rrethit Çiklistik.
Në etapën e djeshme, 6 çiklistë u shkëputën e garuan së bashku duke mbërritur njëri pas tjetrit në finish. Ndërsa grupi tjetër ka mbërritur me disa minuta vonesë në Përmet. Sot zhvillohet etapa e 6-të dhe e fundit e kësaj veprimtarie, ajo Përmet-Fier, 125km e gjatë, e cila do të kurorëzojë kampionin e ri të Rrethit Çiklistik të Shqipërisë.