Gjergj Vyshka 09.04.2016 18:40
Ylber Sefa, fituesi i kategorisë së Nën-23-vjeçarëve dhe Elitës, në përfundim të garës do të deklaronte: “Në fakt në start dukej Apolonia një skuadër e kompletuar. Por më pas kam kuptuar se nuk kam të bëj me kundërshtar të tillë. Ndaj dhe i dhashë një goditje të shpejtë në malore dhe fitova.”
“Tashmë do të përgatitem në Belgjikë për Rrethin e Shqipërisë duke menduar se do të jem i tillë po kështu siç isha tani”, – shtoi çiklisti. Kupat për fituesit janë shpërndarë nga vetë personazhi i Kupës dhe i biri, si dhe presidenti i Federatës Shqiptare të Çiklizmit, Skënder Anxhaku.
Por edhe Sekretari i përgjithshëm i Federatës Shqiptare të Basketbollit, Korab Llazani, apo dhe kryetrajneri i Apolonisë, Kiço Kalemi. Po kështu janë shpërndarë dhe shpërblime financiare për fituesit, atje ku vendi i parë ka marrë vlerën prej 10.000 lekësh të rinj, vendi i dytë 7000 lekësh të rinj dhe vendi i tretë 5000 lekësh të rinj.