Gjergj Vyshka 15.06.2016 22:00
Në mesazhin e përfaqësueses së OKB-së, Kolet Donadiu u është thënë çiklistëve janë ata promovuesit më të mëdhenj të barazisë gjinore. Presidenti i Federatës Shqiptare të Çiklizmit, Skënder Anxhaku, nuk i ka kursyer surprizat.
Sepse ka dhënë dy tufa me lule për dy zonja të nderuara të Bashkisë së Tiranës. Bëhet fjalë për Drejtoreshën e Përgjithshme të Promovimit të Tiranës, Julinda Dhame, si dhe për Drejtoreshën e Sportit në këtë Bashki, Edera Alibegaj.
Më pas Veliaj, Bezhani dhe Donadiu kanë dhënë certifikatat për fituesit e më pas skuadrat një e nga një, janë ngjitur në podiumin e prezantimit. Sot çiklistët në ora 10:00 nisen nga Tirana në Shkodër. E kështu Rrethi Çiklistik është hapur zyrtarisht…