Gjergj Vyshka 20.09.2016 13:25
Në Plymelek të Francës në këtë fundjavë është mbajtur Kampionati Evropian i Çiklizmit për Elitën, Nën-23-vjeçarët dhe Të Rinjve. Kështu në kategorinë e Elitës, Ylber Sefa, në garën e kronometrit ka zënë vendin e 34-t, me kohën 1h05’05”16.
Ndërsa në garën e rrugës Redi Halilaj ka zënë vendin e 32-të me kohën 5h35’11”, kurse Banushi dhe Sefa nuk e kanë zhvilluar garën. Ndërkohë në garën e rrugës për të rinj, Iltian Nika ka zënë vendin e 45-të me kohën 3h33”13”.
Kurse Ridian Kopshti s’e ka zhvilluar. Për të rinj po në garën e rrugës Sabri Tafa është renditur i 90-ti me kohën 3h07”17, kurse Klidi Jaku i 98-ti me kohën 3h07”42. Tashmë çiklizmi shqiptar përgatitet për Ballkaniadën e të rinjve dhe kadetëve në Edirne.