Gjergj Vyshka 06.05.2017 10:25
“Është një garë e jashtëzakonshme e Zhupës, – ka thënë kreu i organizmit që qeveris dyrrotakët kuqezi, Skënder Anxhaku. – Të gjithë shqiptarët në Itali, por dhe në vende të tjera kanë qenë me të. Për formën që po kalon është arritje për të dhe për çiklizmin shqiptar.”
“Prisnim që ta kishim në Rrethin e Shqipërisë, por italianët, edhe duke parë formën e tij të mirë, e futën në Xhiron e tyre, – ka vijuar ai. – Sigurisht që është një humbje për Xhiron e Shqipërisë mungesa e tij, por ne shpresojmë që të ketë të tjera paraqitje të mira si kjo e sotmja.”
“Sigurisht, ndërsa ka pedaluar me 4 të tjerë për gati 192 kilometra prisnin që të kishte një tjetër pozicion. Por është një sukses për të dhe për çiklizmin shqiptar që përmendet emri në të gjithë botën”, ka përfunduar presidenti i Federatës Shqiptare të Çiklizmit, Skënder Anxhaku, kurse sot etapa e dytë e Xhiros së Italisë është Olbia-Tortoli, 221 kilometra.