Çiklizëm / Përtej shkurtimit, Anxhaku e cilëson sukses Rrethin e 72-të

Share Button

Ciklizem-Rrethi-72-fituesit-Anxhaku

Gjergj Vyshka 06.10.2015 13:35

Stankoviç dhe Apolonia janë fituesit e Rrethit të 72-të Çiklistik, ndërsa Presidenti Anxhaku ka vlerësuar kontributin e skuadrave, të Policisë së Shtetit dhe të gjithë atyre që ndihmuan në mbarëvajtjen e veprimtarisë më madhor të dyrrotakëve shqiptarë. Marko Stankoviç, çiklisti i Novi Pazarit, jo vetëm që është fituesi i etapës së fundit Përmet-Fier e gjatë 125 kilometra, por dhe fituesi i Rrethit të 72-të Çiklistik të Shqipërisë.

Një sukses që serbi e ka të përsëritur, sepse është fituesi i këtij Rrethi edhe vitin e kaluar, ndërsa kështu duket se ia ka marrë dorën rrugëve të Shqipërisë. Jo më kot është dhe fituesi i 3 etapave të këtij Rrethi Çiklistik, i cili ka përfunduar dje. Dhe për të përforcuar fitoren e tij në çiklizmin shqiptar, Stankoviç është fitues në Shkodër-Burrel, Lushnjë-Përmet dhe Përmet-Fier. Ndërkohë që Besmir Banushi ka marrë garën e kronometrit, Ylber Sefa është fitues në etapën e dytë Shkodër-Burrel, kurse Marolino Hoxha në Burrel-Durrës.

E keqja e këtij rrethi, sikurse nuk ka ndodhur në asnjë edicion tjetër, ka qenë shkurtimi i etapës Durrës-Vlorë e kjo për arsye të fondeve financiare të ekipeve. Gjithsesi dje në Fier në vendin e dytë ka mbërritur Ylber Sefa, kurse në të tretin Qëndrim Guri. Ndërkohë në renditjen e përgjithshme individuale vendi i dytë dhe i tretë janë ndarë mes Ylber Sefës dhe Besmir Banushit, kurse si ekip, duke vazhduar traditën e viteve të fundit, ka dalë fitues Apolonia.

Në përfundim të rrethit, presidenti i Federatës Shqiptare të Çiklizmit, Skënder Anxhaku, ka vlerësuar faktin se organizimi dhe pjesëmarrja e ekipeve ka qenë e suksesshme, ndërsa veprimtaria madhore e dyrrotakëve në vend më shumë se i arrirë. Përfundimisht Marko Stankoviç dhe Apolonia janë fituesit e Rrethit të 72-të Çiklistik të Shqipërisë, kurse duhet përmendur dhe puna e mirë që ka bërë policia e shtetit në mënyrë të veçantë ajo e qarkullimit rrugor.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

AlbanianSport.com 15/03/2024 21:15 ASNN – Vllaznia e Erzeni fitore me shije “play-off”-i, Studenti

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

AlbanianSport.com 15/03/2024 19:25 ASNN – Besëlidhja komandon e vetme Superligën, sfidë e fortë

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

AlbanianSport.com 15/03/2024 18:30 ASNN – Miqësoret ndaj Kilit & Suedisë, trajneri Silvinjo publikon

Luhen dy takime të tjera të javës së 12-të, fiton Pogradeci & Vllaznia

Luhen dy takime të tjera të javës së 12-të, fiton Pogradeci & Vllaznia

AlbanianSport.com 15/03/2024 17:35 ASNN – Superliga, Pogradeci dhe Vllaznia fitore me shije “play-off”-i

(Video) Partizani / Shehi: Ta harrojmë Kupën, Teuta, një sfidë e vështirë

(Video) Partizani / Shehi: Ta harrojmë Kupën, Teuta, një sfidë e vështirë

AlbanianSport.com 15/03/2024 16:40 ASNN – “Kupa ende djeg, por shohim përpara.” Trajneri i Partizanit,

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh