Gjergj Vyshka 09.08.2016 17:05
Olsian Veliaj është fituesi i Memorialit “Shaban Shala” në çiklizëm në Prizren, ndërkohë që nga Shqipëria kanë marrë pjesë edhe një grup veteranësh me në krye presidentin Burhan Berisha.
Më i miri ka qenë Gëzim Bali, që zuri vendin e tretë. Të tjerët janë renditur Agron Kasapi i katërti, italiani Atiljo i pesti, Vladimir Isai i gjashti, Llazar Prifti i shtati dhe Dhimitër Kote i teti.
Shqipëria e veteranëvë është nderuar dhe me “Mirënjohje” nga organizatorët.