Çiklizëm / Nga Bulevardi, drejt Shkodrës, dyrrotakët “fluturojnë”

Share Button

Ciklizem-Rrethi-71-etapa-1-finishi

Gjergj Vyshka 07.10.2014 08:45

Nis Rrethi i 71-të Çiklistik i Shqipërisë me pjesëmarrjen e tetë ekipeve dhe rreth 60 sportistëve. Petrovski dhe Veliaj, fituesit e dy etapave të para. Drejtuesit më të lartë të sportit shqiptar i urojnë çiklistët nga Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”. Stefan Petrovski dhe Olsian Veliaj janë fituesit e dy etapave të para të Rrethit të 71-të Çiklistik të Shqipërisë, i cili ka nisur dje nga Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” për të përfunduar të shtunën në Fier.

Është si gjithnjë një bashkëpunim i Federatës Shqiptare të Çiklizmit dhe presidentit të saj Skënder Anxhaku me bashkitë më të mëdha në vend, atje ku dhe do të kalojë dhe Rrethi. Por njëkohësisht është një ndërmarrje e madhe për këtë aktivitet, që për të dytin vit radhazi ka mbështetjen e Ministrisë së Arsimit dhe Sportit e Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar. Në këtë Rreth çiklistik, ndër më të rëndësishmet aktivitete të dyrrotakëve në vend, marrin pjesë 8 ekipe, atje ku ka dhe nga Maqedonia, Mali i Zi, Serbia dhe Kosova, si dhe garojnë rreth 60 çiklistë.

Në hapjen e Rrethit, e cila është bërë dje pranë Galerisë së Arteve në Tiranë, në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” kanë përshëndetur presidenti i Federatës Shqiptare të Çiklizmit, Skënder Anxhaku, ai i Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar, Viron Bezhani, si dhe drejtori i Sporteve në Ministrinë e Arsimit dhe Sporteve, Vladimir Gjoni. Të tre drejtuesit më të lartë të sportit shqiptar i kanë uruar sukses dhe “fair-play” i çiklistëve pjesëmarrës në këtë rreth. Por njëkohësisht i është thënë “Faleminderit” edhe policisë së Shtetit për gatishmërinë me anë të forcave të saj të rendit dhe rrugore për të mundur kryerjen me sukses të Rrethit të 71-të Çiklistik të Shqipërisë.

Në pesë xhirot e Bulevardit më i shpejtë ka qenë maqedonasi Petrovski. Më pas çiklistët janë zhvendosur tek “Casa Italia” pranë kthesës së Kamzës, atje ku dhe kanë marrë rrugën drejt Shkodrës.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Çiklizëm / Trofeu i “Ditës së Verës” ngre siparin e sezonit të “dyrrotakëve”

Çiklizëm / Trofeu i “Ditës së Verës” ngre siparin e sezonit të “dyrrotakëve”

AlbanianSport.com 14/03/2024 17:15 ASNN – Me Trofeun “Dita e Verës”, veprimtari në të cilën morën

(Video) Çiklizëm / Nelia Kabetaj shpallet “kampione” e Ballkanit në çiklokros

(Video) Çiklizëm / Nelia Kabetaj shpallet “kampione” e Ballkanit në çiklokros

AlbanianSport.com 19/01/2024 18:20 ASNN – Çiklistja kuqezi, Nelia Kabetaj, shpallet “kampione” e Ballkanit

Çiklizëm / Mbahet gara e dytë e sezonit, Trofeu “26 Marsi”, shpallen fituesit

Çiklizëm / Mbahet gara e dytë e sezonit, Trofeu “26 Marsi”, shpallen fituesit

AlbanianSport.com 26/03/2022 19:25 ASNN – “Dyrrotakët” shqiptarë kanë zhvilluar veprimtarinë e dytë

Sporti shqiptar, si një “OKB”, zgjerohet harta e të adoptuarve nga vende të tjera

Sporti shqiptar, si një “OKB”, zgjerohet harta e të adoptuarve nga vende të tjera

AlbanianSport.com 24/02/2022 14:10 ASNN – Importimi i talenteve që nuk kanë lindur në një vend

Ylber Sefa rrëfen tërheqjen: Çiklizmi, kënaqësia dhe pengu im i madh

Ylber Sefa rrëfen tërheqjen: Çiklizmi, kënaqësia dhe pengu im i madh

AlbanianSport.com 09/11/2021 18:40 ASNN – 30-vjeçari, kampion i shumëfishtë dhe protagonist i viteve

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh