Çiklizëm / Mbyllet Rrethi i 76-të, Zhupa fiton të 5-tën, të verdhën, italiani Fioreli

Share Button

AlbanianSport.com 24/05/2019 21:10

ASNN – Rrethi i 76-të Çiklistik i Shqipërisë, i cili  është i 3-ti si pjesë e kalendarit ndërkombëtar dhe ku kanë garuar rreth 80 çiklistë nga 11 ekipe të vendeve të ndryshme, si Italia, Holanda, Belgjika, Austria, Greqia, Kroacia, Sllovenia, Maqedonia, Kosova, etj, është mbyllur sot me etapën e 5-të të tij, atë Sarandë-Fier, e gjatë 162.5 km.

Shqipëria, e drejtuar nga trajneri Dashamir Rama, u përfaqësua në këtë tur me 7 çiklistë: Eugert Zhupa, Ylber Sefa, Besmir Banushi, Klidi Jaku, Olsion Velia, Bruno Kola dhe Astrit Kronaj. Etapa e fundit është fituar nga çiklisti kuqezi, Eugert Zhupa, i cili ka lënë pas dy italianët Sartori dhe Bertone, duke e përfunduar në mënyrën më të mirë këtë event për “dyrrotakët” e Shqipërisë.

Zhupa regjistroi kohën 4 orë 22 minuta e 15 sekonda. Ndërkohë, ai që triumfon në Turin e 76-të të Shqipërisë është Filipo Fioreli. Italiani i skuadrës “Gragnano Sporting Club”, i cili i përshkroi 892,8 km me kohën e përgjithshme 20 orë, 30 minuta e 44 sekonda. Ai ka lënë pas në vendin e dytë me një diferencë prej 7 sekondash holandezin Etien Van Empel e me 9 sekonda austriakun Sebastian Shënberger.

Nga kuqezinjtë rezultatin më të lartë e arriti Ylber Sefa, i cili e përfundoi Rrethin Çiklistik në vendin e 10-të, me +5:14 nga kreu. Madje, Sefa arriti ta mbante fanellën e verdhë të kryesuesit në 3 garat e para.

Kështu, veprimtaria më e rëndësishme e çiklizmit në Shqipëri mbyllet me këto verdikte: Fanella e Bardhë (për të rinj) shkon për Nikolas Rinaldin, Fanella e Kuqe (malore) shkon për Sebastian Shonberger, Fanella Jeshile (fushore) dhe Fanella e Verdhë (e liderit) shkojnë për Filipo Fiorelin. Ndërsa për sa u përket skuadrave, janë italianët e “Neri Sottoli Selle KTM” ata që triumfojnë, me kohën totale 60:41:57. Shqipëria renditet e 5-ta me kohën 61:11:10.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

AlbanianSport.com 15/11/2024 20:45 ASNN – I pyetur në konferencën për shtyp të të premtes, në prag

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

AlbanianSport.com 15/11/2024 19:35 ASNN – Duke iu referuar më tej në konferencën e tij për shtyp

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh