Gjergj Vyshka 18.09.2016 12:30
Presidenti i Federatës Shqiptare të Çiklizmit, Skënder Anxhaku, ka bërë të ditur dje së në Elbasan nën drejtimin e trajnerit Leonard Kola është grumbulluar Kombëtarja e të rinjve dhe kadetëve.
Janë 15 sportistë të grumbulluar, që sipas Anxhakut do të marrin pjesë në Kampionatin Ballkanik të kësaj grupmoshe në Edirne të Turqisë, nga data 23, deri më 25 shtator 2016.
“Pretendimet janë për medalje”, – ka thënë kreu i dyrrotakëve shqiptarë. – Dhe ne jemi Federatë që kemi bërë një mori veprimtarish, që kemi marrë disa medalje ndërkombëtare dhe që kemi një të ardhme si sport”.
Kështu, Shqipëria në fakt me delegacionin që ka në përbërje Elitën, Nën-23-vjeçarët dhe të rinjtë, është duke marrë pjesë në Kampionatin Evropian të Çiklizmit, që po zhvillohet në Plyemek të Francës.