AlbanianSport.com 26/05/2018 09:00
ASNN – Revolucion në Xhiron e Italisë. Etapa e 19-të, tërësisht malore-alpine, Venaria Reale-Bardonekia, e gjatë 185 kilometra, ka zyrtarizuar rënien përfundimtare të britanikut Simon Jejts.
Një garë mbresëlënëse e bashkatdhetarit të tij, Kris From, që i ka lënë pas të gjithë, ndërsa i vetëm është prezantuar i pari në vijën e finishit duke u bërë njëkohësisht dhe kryesuesi i Xhiros së 101-të së Italisë.
Jo vetëm kaq, por është dhe mbajtësi i fanellës së kuqe. Përpara nisjes së kësaj etape, Fromi kishte distancë nga kryesuesi i Xhiros së Italisë, Jejts, 3 minuta e 22 sekonda, ndërsa ky i fundit tashmë ka ardhur 39 minuta me vonesë pas bashkëatdhetarit të tij.
Ngjitja prej 83 kilometrash, e cila ka nisur në Kole dele Finestre, teksa maja Kopi është e lartë 2178 metra, ka qenë rraskapitëse për të gjithë. From hidhet menjëherë në sulm, holandezi Dumulin provon t’i qëndrojë nga pas.
Por mbetet 3 minuta e 23 sekonda pas tij, ndërsa nga Jejts tashmë është 2 minuta e 40 sekonda larg në renditjen e përgjithshme. Frenohet dhe Pozovivo, që humbet 8 minuta e 29 sekonda, ndërsa është vetëm i 6-ti. Tërhiqet nga gara Fabio Aru.