AlbanianSport.com 26/03/2019 21:40
ASNN – Të martën u zhvillua Kupa “26 marsi” në çiklizëm. Kishte një pjesëmarrje mjaft të gjerë, pasi ishin të përfshirë thuajse të gjithë kategoritë: paratërinjtë, të rinjtë, Nën-23-vjeçarët dhe çiklistët e Elitës. U zhvilluan garat në dy itinerare të ndryshme, e para Kavajë-Grabian-Kavajë dhe itinerari i dytë Kavajë-Mbrostar-Kavajë.
Federate Shqiptare e Ciklizmit në bashkëpunim me autoritetet vendore në Kavajë kishin marrë masat e duhura për një aktivitet të mirë në pjesëmarrje dhe në cilësi dhe kushtet organizative ishin serioze e mjaft të mira, gjë që solli një garë të parametrave elitare. Në veprimtari morën pjesë 11 klube çiklistike nga mbarë vendi.
Ato ishin Apolonia, Skënderbeu, Burreli, Tirana, Vllaznia, Elbasani, Teuta, Partizani, Flamurtari, Pogradeci si dhe Besa e Kavajës si klub pritës i veprimtarisë. Gara ka shërbyer edhe si një promovim për çiklistët e rinj e paratërinj, të cilëve iu dha mundësia të shpalosnin vlerat e tyre mbi dyrrotakët.
Ndërsa në fund, FSHC shpërndau certifikata dhe kupa për fituesit. Ajo që e bëri garën të kishte rivalitet dhe cilësi ishte promovimi, por edhe shpërblimet që federata dha për 3 vendet e para. Padyshim, Ylber Sefa konfirmohet si një “kampion” i madh i dyrrotakëve në kategorinë “Elitë”, duke merituar kupën dhe vlerësimin e marrë.
Kupa “26 marsi”
Fituesit për Paratërinj
Nr. Sportisti / Ekipi Koha
- Alket Tafa / Elbasani 1h, 37’, 51’’
- Mateo Balla / Vllaznia +1’’
- Gridi Malkurti / Burreli +2’’
Fituesit për të Rinj
Nr. Sportisti / Ekipi Koha
- Emanuel Bajrami / Vllaznia 2h, 55’, 20’’
- Ilir Çota / Skënderbeu +2’’
- Jorgo Gjata / Apolonia +2’’
Fituesit për Nën-23-vjeçarët
Nr. Sportisti / Ekipi Koha
- Blerton Nuho / Apolonia 2h, 55’, 20’’
- Astrit Kronaj / Vllaznia +1’’
- Bruno Kola / Vllaznia +1’’
Fituesit në kategorinë “Elitë”
Nr. Sportisti / Ekipi Koha
- Ylber Sefa / Tirana 2h, 47’, 06’’
- Olsion Veliaj / Tirana + 1’, 02’’
- Kristel Sota / Apolonia + 1’, 04 ‘’