Gjergj Vyshka 10.07.2016 19:55
Gjest i pahijshëm i Kristofer Frome në ngjitjen e fundit drejt majës së Kol de Peiresurde. Përballë një morie tifozësh të zjarrtë në anët e rrugës, kapiteni i Ekipit “Skai” ka lëshuar një grusht ndaj një tifozi që, edhe sipas imazheve të televizionit, ishte duke vrapuar përkrah britanikut.
Tifozi ka pasur fanellën e skuadrës së tij të futbollit dhe një paruke të bardhë dhe me shumë mundësi ka qenë fansi i Nairo Kuintanës, kundërshtari kryesor i Fromit në këtë Tur të Francës 2016. Për një gjest të tillë më 2001-in Vladimir Beli është skualifikuar nga Xhiro e Italisë.
Asokohe, çiklisti bergamasku ishte i treti në renditje, dhe vetëm një kilometër nga maja e Kole të Santa Barbara. Goditja me grusht është parë me prova televizive. Ndërkohë, Fromi ka pretenduar se e kishte shumë pranë tifozin, ndërsa në fund është gjobitur me 200 mijë franga zvicerane.