Gjergj Vyshka 22.02.2016 17:40
Redi Halilaj më 7 shkurt ka marrë pjesë në Çmimin e Madh të Etruskit, atje ku ka zënë vendin e 53-të, kurse më 14 shkurt në Trofeun Lainguelja ka zënë vendin e 15-të duke marrë dhjetë pikë të UCI-t, si dhe 12 pikë kombëtare. Kësisoj po vjen duke e rritur paraqitjen e tij.
Ndërkohë, Eugert Zhupa, përfaqësuesi i “Sauthest Venezuela”, më 7 shkurt 2016, në Çmimin e Madh të Etruskit është renditur në vendin e 29-të. Një javë më vonë në Trofeun “Laiguelja” nuk e ka përfunduar garën. Dhe tashmë është duke marrë pjesë në garën e Spanjës në Andaluzi.
Atje, në etapën e parë (Almonaster de Real-Sevilja 165.2 km) është renditur në vendin e 128-të. Më pas në etapën e dytë, Palomares de Rio-Kordoba 186.3 km, është ne vendin e 132-të. Po kështu në etapën e tretë Mokashil-Padul 157.9 km është në vendin e 91-të, kurse në garën e kronometrit Alhaurin de la Torre-Alhaurin de la Torre është në vendin i 83-të. Përgjithësisht një përfaqësim i mirë.