Gjergj Vyshka 08.10.2014 14:35
Etapa e radhës së Rrethit të 71-të Çiklistik të Shqipërisë ka pasur edhe risi e probleme. Për herë të parë kjo etapë ka përshkruar rrugën më të re në Qarkun e Dibrës, atë Rrëshen-Burrel, duke devijuar rrugën e zakonshme Milot-Burrel.
Burime pranë stafit organizator të Rrethit të 71-të Çiklistik të Shqipërisë sqaruan se katër çiklistë janë lënduar në afërsi të fshatit Zenisht. Shumë shpejt atyre u është dhënë ndihma e parë nga stafi mjekësor, që shoqëronte çiklistët në garë.
Çiklisti i Elbasanit, Klinti Gremi, ka pësuar një frakturë në gjymtyrët e poshtme dhe organizatorët janë detyruar të kërkojnë ndihmë më të specializuar nga mjekët e spitalit “Xhavit Mara”, Burrel.
Pas etapës së dytë të Rrethit të 71-të Çiklistik në renditjen e përgjithshme individuale e kryeson Stojanoviçi i Novi Pazar, ndërsa atë ekipore, ekipi i Apolonisë. Pas etapës së dytë të Rrethit të 71-të Çiklistik në renditjen e përgjithshme individuale kryeson Stojanoviç i Novi Pazar dhe ekipi i Apolonisë.
Etapa e tretë e Rrethit të 71-të çiklistik të Shqipërisë do të jetë Burrel-Durrës, e gjatë 110 kilometra.
Rrethit i 71-të Çiklistik i Shqipërisë
Fituesit e etapës së dytë,
Shkodër-Burrel 98.3 kilometra
1) Marko Stojanoviç (Novi Pazar) 3h05’08”
2) Hyrmet Kastrati (Teuta) 3h06’45”
3) Demir Muliç (Mali i Zi) 3h06’46”