Çiklizëm / FSHÇ përjetëson Brahim Syken, një Kupë në emër të tij

Share Button

Gaspër Marku 20.04.2017 07:55

ASNN – Çiklistit të njohur shkodran i kushtohet një Kupë, etapën e parë e fitojnë Bruno Kola për paratërinj e të rinj dhe Krisel Sota për Nën-23-vjeçarët/Elitën. Në vijim të nderimit të figurave të sportit të dyrrotakëve, Federata Shqiptare e Çiklizmit ka nisur dje Kupën “Brahim Syka”.

E veçanta e kësaj kupe qëndron në faktin se në ndryshim nga kupat e mëparshme, në nderim të familjes “Muriqi”, Gani, Ruzhdi dhe Fuat Muriqi, si dhe “Agim Tafili”, të cilët sot nuk jetojnë, veprimtaria në fjalë i kushtohet një figure që jeton dhe vazhdon të jetë pjesë aktive këtij sporti.

Bëhet fjalë për Brahim Syken, një ish çiklist i Vllaznisë dhe i ekipit tonë përfaqësues, i cili ka qenë protagonist i sa e sa sukseseve në vitet 1980-të e në vazhdim. Dita e parë e kësaj veprimtarie ishte pedalimi që bënë çiklistët më të mirë të Shqipërisë dje në itinerarin Milot – Shkodër 60.5 kilometra e gjatë, kjo për kategorinë e kadetëve dhe të rinjve, si dhe Kashar – Shkodër 81 kilometra e gjatë për U-23 dhe elitë.  I kënaqur për organizimin e këtij aktiviteti në qytetin e traditave çiklistike të Shkodrës është shprehur edhe presidenti i Federatës Shqiptare të Çiklizmit, Skënder Anxhaku. Ai ka evidentuar traditën dhe figurat çiklistike të qytetit verior. Dhe më pas në përgjithësi është ndalur edhe tek figura e Brahim Sykes, të cilin e ka cilësuar si një nga kolosët e sportit të dyrrotakëshit, jo vetëm në Shkodër, por edhe në shkallë kombëtare.

 

Kupa “Brahim Syka”

Çiklizëm – Meshkuj

 

Rezultatet teknike të ditës së dytë

 

Paratërinj/Të Rinj

(Milot – Shkodër, 60.5 km)

 

1)         Bruno Kola (Vllaznia)                     1h36’20”

2)         Alfons Rashkadoli (Vllaznia)         1h36’21”

3)         Sali Ballgjini (Teuta)                                    1h37’46”

 

Nën-23-vjeçarët/Elitë

(Kashar – Shkodër, 81 km)

 

1)         Krisel Sota (Apolonia)                     2h18’25”

2)         Olsian Veliaj (Tirana)                      2h20’15”

3)         Marolino Hoxha (Apolonia)                        2h20’15”

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

AlbanianSport.com 15/11/2024 20:45 ASNN – I pyetur në konferencën për shtyp të të premtes, në prag

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

AlbanianSport.com 15/11/2024 19:35 ASNN – Duke iu referuar më tej në konferencën e tij për shtyp

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh