Gjergj Vyshka 19.05.2016 13:45
Për një mbarëvajtje më të mirë të veprimtarive kombëtare dhe ndërkombëtare, Federata Shqiptare e Çiklizmit është duke menduar dhe për rritjen cilësore të gjyqtarëve të këtij sporti.
E për rrjedhojë, nga data 10, deri 12 qershor 2016 në Elbasan do të zhvillohet trajnimi i gjyqtarëve me të dërguarin e Federatës Botërore të Çiklizmit, Vladimiris Petsas, që është njëkohësisht dhe i dërguari i Federatës Ballkanike.
Sepse ai do të bëjë dhe inspektimin e të gjithë mjedisit në Elbasan ku dhe do të zhvillohet Kampionatin Ballkanik të Nën-23-vjeçarëve & Elitës, që nga data 1, deri më 3 korrik 2016.
Gjithçka është nën kujdesin e Federatës Shqiptare të Çiklizmit, ndërsa Petsas është njëkohësisht dhe gjyqtar ndërkombëtar.