Gjergj Vyshka 14.09.2015 13:20
Fabio Aru ka triumfuar në turin e 70-të të Spanjës në çiklizëm, quajtur ndryshe “Vuelta”. Një sukses që e ka arritur në ngjitjen e parafundit, ndërsa etapa prej 100 kilometrash me ndalesë në Madrid ka qenë një shëtitje e merituar për italianin. Në fund ka dalë fitues Xhon Dekengolb në këtë etapë pas së cilit kanë ardhur Joakim Rodrigez me 1’17” pas të parit dhe Rafal Majka me 1’18”, gjithnjë pas të parit.
Lideri i këtij turi Aru, që kishte qenë deri në etapën e 11-të, e kishte humbur fanellën e kuqe në të 16-tën për vetëm një sekondë, ndërsa kishte parakaluar Hoakim Rodrigez. Puna e shkëlqyer e Arus ka qenë në etapën e kronometrit në Bulos, atje ku ka shtangur dhe Demulin. Dhe sulmi vendimtar ka ardhur në etapën e parafundit pikërisht në ngjitjen e parafundit. Holandezi nuk ka më mundësi për ta ndjekur dhe i rri nga prapa.
Aru është italiani i shtatë që arrin të fitojë në turin e Spanjës. Për çiklistin sard është fitorja e tij e parë e madhe, ndërsa më 2014-tën ka qenë i treti në Xhiron e Italisë. Po në të njëjtën veprimtari sivjet ka qenë i dyti, ndërsa ka fituar dhe dy etapa. Përpara tij kanë fituar Konterno, Xhimondi, Bataljin, Xhiovaneti dhe Nibali i fundit më 2010-tën. “Kam realizuar një ëndërr, jam i lumtur”, – ka thënë triumfatori.
“I falënderoj shokët e skuadrës sime për këtë fitore, sepse vendosën ato”. Kështu ka deklaruar Aru nga podiumi në Madrid, ndërsa do të shtonte: “Etapa e së shtunës ka qenë emocionuese, kemi një lojë në grup. Ka qenë shumë e bukur”.