Çiklizëm / Evropiani për Të Rinj & Nën-23-vjeç, Anxhaku: Nuk patëm fat

Share Button

Ciklizem-Anxhaku-flet-2015

Gjergj Vyshka 13.08.2015 11:40

Kombëtarja shqiptare e çiklizmit për të rinj dhe për moshën deri në 23 vjeç ka qenë pjesëmarrëse në Kampionatin Evropian, i cili u zhvillua fundjavën e kaluar në Estoni. Delegacioni shqiptar, i kryesuar nga Presidenti i Federatës Shqiptare të Çiklizmit, Skënder Anxhaku, është kthyer të hënën në vendin tonë. Dhe në një prononcim për të përditshmen sportive shqiptare “Sport Ekspres”, i pari i çiklizmit shqiptar ka pranuar që kuqezinjtë nuk patën fat.

“Ajo që duhet të them është fakti se skuadra deri përpara nisjes për në Estoni ka qenë në formë, – ka thënë ai. – Nuk patëm fat në short dhe në përgjithësi gara e rrugës është zhvilluar në terren aspak të përshtatshëm. Dhe kjo gjë është vërë re dhe nga drejtuesit e UCI-t, ndërsa rruga ishte shumë e ngushtë. Për fatin e mirë na ka shpëtuar mirë nga një aksident tragjik Ridion Kopshti, i cili u rrëzua, bëri një salto në ajër dhe ra përpara makinës. Për fatin e mirë nuk e kapi makina.”

“Një nga polakët përfundoi në arë. Në përgjithësi garë e vështirë për të gjithë dhe nuk patëm fat”, – ka thënë Anxhaku. Çiklizmi shqiptar bëhet gati tashmë të marrë pjesë në Kampionatin Ballkanik të Të Rinjve, që zhvillohet nga data 7, deri më 9 shtator në Turqi, si dhe në Botërorin e Amerikës. “Më duhet të them se do ta shtyjmë Rrethin Çiklistik, sepse na bie keq me Ballkaniadën, atje ku do të shkojmë të tregojmë forcën reale të çiklistëve tanë”, – ka përfunduar Anxhaku.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Çiklizëm / Trofeu i “Ditës së Verës” ngre siparin e sezonit të “dyrrotakëve”

Çiklizëm / Trofeu i “Ditës së Verës” ngre siparin e sezonit të “dyrrotakëve”

AlbanianSport.com 14/03/2024 17:15 ASNN – Me Trofeun “Dita e Verës”, veprimtari në të cilën morën

(Video) Çiklizëm / Nelia Kabetaj shpallet “kampione” e Ballkanit në çiklokros

(Video) Çiklizëm / Nelia Kabetaj shpallet “kampione” e Ballkanit në çiklokros

AlbanianSport.com 19/01/2024 18:20 ASNN – Çiklistja kuqezi, Nelia Kabetaj, shpallet “kampione” e Ballkanit

Çiklizëm / Mbahet gara e dytë e sezonit, Trofeu “26 Marsi”, shpallen fituesit

Çiklizëm / Mbahet gara e dytë e sezonit, Trofeu “26 Marsi”, shpallen fituesit

AlbanianSport.com 26/03/2022 19:25 ASNN – “Dyrrotakët” shqiptarë kanë zhvilluar veprimtarinë e dytë

Sporti shqiptar, si një “OKB”, zgjerohet harta e të adoptuarve nga vende të tjera

Sporti shqiptar, si një “OKB”, zgjerohet harta e të adoptuarve nga vende të tjera

AlbanianSport.com 24/02/2022 14:10 ASNN – Importimi i talenteve që nuk kanë lindur në një vend

Ylber Sefa rrëfen tërheqjen: Çiklizmi, kënaqësia dhe pengu im i madh

Ylber Sefa rrëfen tërheqjen: Çiklizmi, kënaqësia dhe pengu im i madh

AlbanianSport.com 09/11/2021 18:40 ASNN – 30-vjeçari, kampion i shumëfishtë dhe protagonist i viteve

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh