Gjergj Vyshka 10.08.2015 10:50
Kampionati Evropian i Të Rinjve & Nën-23-vjeçarëve në çiklizëm, që u zhvillua këtë fundjavë në Estoni, nuk ka dhënë asgjë të mirë për Shqipërinë.
Dhe kjo faktohet me rezultatet e garës së rrugës si për të rinj, ashtu dhe për Nën-23-vjeçarët.
Për të rinj është klasifikuar vetëm Klidi Jaku, i cili ka zënë vendin e 80-të me kohën 2h53’42”, kurse Realdo Ramaliu nuk ka arritur ta përfundojë garën.
Ndërkohë për Nën-23-vjeçarët, atje ku dhe ishin shpresat e mëdha se mund të kishim rezultate të mira, vetëm Xhuljano Kamberaj e ka përfunduar garën.
Ai është renditur i 91-ti me kohën 3h44”21, kurse Ridion Kopshti dhe Marildo Yzeiraj s’e kanë mbyllur garën.